STRUGA T&L – SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E GJASHTË

Të mërkurën në Strugë përballë Struga Trim&Lum zhvillojmë duelin e xhiros së gjashtë të sezonit në elitën e futbollit vendor.

Struga T&L vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e gjashtë
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Strugë
• E mërkurë | 17 shtator | ora 15:30
• Transmetimi | RTVM

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija udhëton drejt Strugës me ambice për të marrë fitoren e 4 sezonale
  • Struga ka efekt maksimal të fitoreve në 5 xhirot e para të sezonit të ri
  • Derbi pritet të zgjojë interes te publiku strugan, llogaritur formën e ekipeve

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të stafit teknik.

Rikthehet:

  • Ronaldo Webster është kthyer pas angazhimeve me kombëtaren e Xhamajkës dhe është gati për lojë, njejtë si portieri Baboucar Gaye që me Bashkimin u pushua pasi sapo kishte ardhur nga grumbullimi me Gambian. 

FAKTE SHTESË

  • Në Strugë udhëtojmë pas fitores 2:1 ndaj Bashkimit të premten e shkuar
  • Struga të dielën mundi 3:0 Tikveshin dhe mbajti efektin e 5 fitoreve 
  • Kuqezinjtë kanë 1 ndeshje më pak të luajtur me Rabotniçkin në xhiron e 4 
  • Përballen dy kampionët e fundit në tre sezonet e fundit në LPFMV
Share

1 comment

  1. September 17, 2025 at 13:15
    Erion Gjinollari

    Kryesia duhet te gjejë zgjidhje per bileta hyrëse per të gjithë ata tifoz që dëshirrojnë te shohin Shkëndijën ne ligën UEFA Conference League

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top