
Ndeshja Shkëndija – Vardari shtyhet. Komisioni i Garave pranë FFM-së ka pranuar rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të futbollit në periudhën nga 14 deri më 19 tetor 2025.Rrjedhimisht, xhiroja e 10-të e Ligës së Parë do të zhvillohet në periudhën 24–26 tetor 2025.
KF Shkëndija njofton se për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve lokale në fundjavën e ardhshme (19 tetor 2025), Komisioni për Gara pranë FFMV-së ka vendosur që të shtyhen ndeshjet e xhiros së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar të FFM-së, ndeshjet e xhiros së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen në periudhën 24–26 tetor 2025, ndërsa oraret e sakta do të publikohen së shpejti.
Ky ndryshim ka sjellë rishikim të planit javor të punës për skuadrën kuqezi, e cila të dielën (dje) zhvilloi një ndeshje stërvitore me ekipin U19 të klubit.
Në kuadër të përgatitjeve dhe për të mbajtur ritmin e ndeshjeve, është planifikuar edhe një miqësore, të enjten (16.10.2025) nga ora 14:00 me Bashkimin e Kumanovës në stadiumin e qytetit në Tetovë.

