Konferenca për shtyp para ndeshjes me Vardarin

Kuqezinjtë duket të karikuar për tjetër sukses, pasi të hënën ndeshemi me Vardarin në Tetovë. Për mediat flet Arbin Zejnullai. 

• Zejnullai: Nesër na pret ndeshje derbi dhe derbit nuk luhen, por derbit fitohen

• Zejnullai: Shkëndija e projektuar për kampion, çdo ndeshje objektiv tre pikëshi 

• Zejnullai: Triumfi europian historik, por në futboll gjithmonë fokusi është te ndeshja e radhës

Përballja Shkëndija-Vardari luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:30. 

…triumfi ndaj Shelbourne…

Arbin Zejnullai: “Realisht ishte një ndeshje historike për të gjithë ne. Ishte fitorja e parë në një kompeticion europian për Shkëndijën dhe të gjithë u gëzuam jashtëzakonisht shumë. Mirëpo, futbolli asnjëherë nuk ka fund dhe gjithmonë fokusi duhet të jetë te ndeshja e radhës. Kështu që ne nuk kemi shumë kohë për të festuar atë fitore, pasi fokusi është për ditën e nesërme”.

…Vardari…

Arbin Zejnullai: “Atë që thash më herët, futbolli nuk ka fund dhe gjithmonë duhet të fokusohesh te ndeshja e radhës dhe dueli i radhës për ne është derbi. Këto lloj derbi duhet të fitohen dhe ne të gjithë jemi të përgatitur maksimalisht”.

…momentumi…

Arbin Zejnullai: “Normalisht, Shkëndija është e projektuar për kampion dhe në momentin që je e determinuar për kampion, në çdo ndeshje e ke për objektiv tre pikëshin. Nesër është derbi dhe derbit nuk luhen, por fitohen”.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top