Hibernian FC- Lowe 74'
- O'Hora 90'
August 6, 2026, Easter RoadFull Time
FC Shkëndija- Gjorgjievski 76'
August 6, 2026, Easter RoadFull TimeShkëndija zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në Edinburgh dhe, pavarësisht humbjes minimale 2:1 në minutat shtesë, gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Shkup.
- Shkëndija mposhtet minimalisht në Skoci, kualifikimi vendoset në Shkup
- Gjithçka mbetet e hapur, Hiberniani fiton 2:1 në ndeshjen e parë
- Vendasit kaluan në epërsi me golin e Lowe në minutën e 74-t
- Barazuam me Gjorgjievskin (76’) pas asistit të bukur Zejnullait
- Vendasit me shumë fat arritën fitoren, pasi në minutën e 90-të shënoi O’Hora
- Ndeshja e kthimit luhet në Shkup të enjten e ardhshme
Shkëndija u mposht me rezultat 2:1 nga Hiberniani në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të disiplinuar dhe konkurruese, ndërsa fituesi i kualifikimit do të vendoset pas një jave në ndeshjen e kthimit në Shkup.
Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 74-të me Eleding, ndërsa reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, pas asistit të Zejnullait, Marko Gjorgjievski realizoi një gol të bukur për barazimin 1:1 në minutën e 76-të. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, O’Hora shënoi golin e fitores për Hibernianin në minutën e parë të kohës shtesë.
Me një disavantazh minimal dhe paraqitjen e treguar në Edinburgh, Shkëndija mbetet plotësisht në garë për kualifikim, me gjithçka që do të vendoset në përballjen e kthimit para tifozëve kuqezi në Shkup.
Ndeshja e radhës
Vardari-Shkëndija
Shkup | 9 gusht 2026 | 17:00
HIBERNIAN – SHKËNDIJA 2:1 (0:0)
Stadiumi “Easter Road” në Edinburgh, Skoci
Arbitër: Antoniou Menelaos (Qipro)
Golashënues: Lowe 74’ dhe O’Hora 90’ (Hibernian), ndërsa Gjorgjievski 76’ (Shkëndija)
HIBERNIAN: Sallinger, Mayor (Wright 59’), O’Hora, Kerr, Elding, Mullingan, Lowe (Klidje 90’+1), Boyle (c) (Šuto 59’), Chaiwa (Cambell 90’+2), Obita, Passlack.
Trajner: David Gray
SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Manev, Meliqi, Zejnullai (c) (Ramadani 90’+3), Rafa, Islami, Tamba, Krasniqi (Murati 63’), Kryeziu (Kërstevski 63’), Ndzengue (Gjorgjievski 73’).
Trajner: Artim Pollozhani

