FC Shkëndija
August 13, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time
Hibernian FC
August 13, 2026, Todor Proeski ArenaFull TimeKuqezinjtë barazuan 0:0 me Hibernianin në Shkup, por humbja 2:1 në ndeshjen e parë në Edinburg vendosi fatin e kualifikimit.
- Shkëndija e mbyll aventurën evropiane në raundin e tretë
- Kuqezinjtë dominuan në Shkup, por nuk shkuam përtej barazimit 0:0 me Hibernianin
- Rastet nuk munguan, por kuqezinjtë nuk gjetën golin e fitores ndaj skocezëve
- Humbja 2:1 në Skoci doli vendimtare për fatin e Shkëndijës në Evropë
- Shkëndija luftoi deri në fund, por Hiberniani rezistoi dhe siguroi play-offin
Shkëndija e mbyll aventurën në UEFA Conference League në raundin e tretë eliminator, pas barazimit pa gola 0:0 ndaj Hibernianit në stadiumin “Todor Proeski”. Me rezultatin e përgjithshëm 2:1, skuadra skoceze siguron kualifikimin në play-off, ndërsa kuqezinjtë mbyllin një tjetër paraqitje evropiane.
Shkëndija pati disa mundësi të mira për të shënuar, veçanërisht në pjesën e dytë, por mungoi finalizimi. Në anën tjetër, portieri Ferat Ramani ishte në nivel të lartë, duke bërë disa ndërhyrje të sigurta dhe duke mbajtur portën të paprekur.
Në minutat e fundit, Shkëndija u hodh e gjitha në sulm dhe pati raste të rrezikshme, por mbrojtja e Hibernianit arriti të rezistojë deri në fund.
Me këtë, Shkëndija e përfundon rrugëtimin evropian me gjashtë ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas një aventurë në të cilën kuqezinjtë pretendonin dhe mund të kishin arritur më shumë.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Bregallnica
Shkup | 16 gusht 2026 | 19:00
SHKËNDIJA – HIBERNIAN 0:0 (agg. 1:2)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Antoniou Menelaos (Qipro)
Golashënues: /
SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Manev, Meliqi (Ibraimi 85’), Dimoski, Zejnullai (c) (Krasniqi 64’), Rafa, Islami, Tamba, Kryeziu, Ndzengue.
Trajner: Artim Pollozhani
HIBERNIAN: Sallinger, Mayor (Cambell 82’), O’Hora (c), Kerr, Elding (Boyle 71’), Mullingan (Newell 82’), Lowe, Chaiwa, Obita, Wright (McGrath 63’), Passlack (Megwa 82’).
Trajner: David Gray

