FC Vardar – FC Shkëndija 0:2

Macedonian First League
FC Vardar
0:2
August 9, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time
FC Shkëndija
  • Tamba 52'
  • Tamba 76'
August 9, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time

Kuqezinjtë regjistrojnë një fitore bindëse në derbin e madh të xhiros së dytë, me Fabrice Tambën protagonist të dy golave, derisa në bazë të rasteve, rezultati ishte shumë i ngushtë.

  • Shkëndija dominon në Shkup, fiton sigurtë 0:2 ndaj Vardarit
  • Fabrice Tamba ishte heroi i takimit me dy gola për tanët
  • Pjesa e dytë ishte monolog nga Shkëndija që humbi 3-4 mundësi tjera për gol
  • Vëmendja kthehet ka ndeshja me HIbernian-in në UEFA Conference League 

Shkëndija ka marrë tri pikë të plota në transfertën ndaj Vardarit, duke triumfuar 0:2 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të sigurt dhe në pjesën e dytë dominuan plotësisht, duke krijuar disa raste të pastra për gol.

Pas një pjese të parë pa shumë raste, Shkëndija e nisi fuqishëm të dytën dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të, kur Fabrice Tamba shfrytëzoi asistimin e Ndzengues. Sulmuesi realizoi edhe golin e dytë në minutën e 76-të, duke vulosur fitoren e Shkëndijës.

Portieri Ferat Ramani ishte gjithashtu vendimtar në një moment të rrezikshëm të Vardarit, ndërsa Shkëndija pati edhe disa mundësi të tjera për ta thelluar epërsinë. Një tjetër gol i kuqezinjve u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Shkëndija vazhdon me rezultat pozitiv në kampionat dhe merr një tjetër konfirmim të rëndësishëm para sfidave të ardhshme.

Tashmë i gjithë fokusi zhvendoset te sfida e së enjtes ndaj Hibernianit të Skocisë në UEFA Conference League.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Hibernian

Shkup | 13 gusht 2026 | 20:00

VARDARI-SHKËNDIJA 0:2 (0:0)

Stadiumi: “Todor Proeski”, Shkup

Gjyqtar: Stojançe Trpçevski

Golashënues: Tamba 52’ dhe 72’ (Shkëndija)

VARDARI: Taleski, Matiq, Babunski (Manevski 72’), Rodriges (Pires 46’), Nikolov (Bosançiq 53’), Omeragiç (c), Velkovski, Jankulov, Cvetkovski (Jakov 72’), Kastenada, Lukas (Zakariq 53’).

Trajner: Cristian Fabbiani

SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Manev, Meliqi, Zejnullai, Islami, Ramadani (Rafa 46’), Kërstevski (Tamba 46’), Ibraimi (c) (Krasniqi 46’), Kryeziu (Isa 85’), Ndzengue (Xheladini 90’+2).

Trajner: Artim Pollozhani

Share
go top