FC Vardar- Spahiu 25'
March 14, 2025, ShkupFull Time
FC Shkëndija- R.Ramadani 21'
March 14, 2025, ShkupFull TimeShkëndija dominon, por ndalet në barazim ndaj Vardarit. Avansuam me një super gol të R. Ramadanit, por vendasit barazuan me Spahiun.
VARDARI – SHKËNDIJA 1:1 (1:1)
Stadiumi, kompleksi i FFM-së në Shkup
Golashënues: Spahiu 25’ (Vardari), ndërsa R. Ramadani 21’ (Shkëndija)
Arbitër: Fatmir Bafto (Ohër)
VARDARI: D. Taleski, Manevski, Matiq, Dongmo (Mato 46’), Omeragiq (c), Sekovski (M. Talevski 63’), Spahiu (Duranski 63’), Jankulov, Todorovski (Nikolovski 83’), Pinter (Dianessy 76’), Faustin.
Trajner: Goce Sedloski
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani (Webster 81’), Qaka (F. Ramadani 73’), Alhassan, R. Ramadani, Kërstevski (Shala 46’), Tamba (Latifi 63’), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri
Shkëndija mori vetëm një pikë nga dueli me Vardarin, pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të shumta për të gjetur fitoren. Kuqezinjtë kaluan në epërsi me një gol spektakolar të R. Ramadanit (21’) në pjesën e parë, por vendasit reaguan shpejt duke barazuar rezultatin pas vetëm 4 minutave (25’) me autor të golit Edis Spahiun.
Pjesa e dytë pa një Shkëndijë më aktive dhe me disa raste të pastra për gol. Alhassan, Shala dhe Trumçi provuan ta thyenin portierin Taleski, por ky i fundit bëri disa ndërhyrje vendimtare për të mbajtur të paprekur rrjetën e Vardarit. Latifi dhe F. Ramadani gjithashtu tentuan nga distanca, por nuk arritën ta gjenin cakun.
Në fund, fitorja nuk ishte e shkruar, pavarësisht dominimit dhe insistimit të kuqezinjve. Skuadra tani fokusohet në ndeshjen e radhës, duke vazhduar përpjekjet për të mbajtur kreun e renditjes.
Ndeshja e radhës
Pason puaza kampionale shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese, ndërsa në aksion kthehemi më 30 mars me ndeshjen kundër AP Brera në Tetovë.
Shkëndija-AP Brera 30.03.2025

