FC TNS – FC Shkëndija 0:0

Champions League
FC TNS
0:0
July 8, 2025, OswestryFull Time
FC Shkëndija
July 8, 2025, OswestryFull Time

Kuqezinjtë barazojnë pa gola në transfertën me kampionin e Uellsit dhe me rezultat aktiv e presim ndeshjen e kthimit të martën e ardhshme në Shkup. 

 

  • Shkëndija barazon 0:0 në transfertën me TNS në Angli
  • Kuqezinjtë kishin më shumë nga loja, por nuk realizuam shanset
  • Portieri Gaye kishte super debutim me disa pritje vendimtare
  • Renvashi në Shkup mundësi për kualifikim në raundin e dytë

 

Shkëndija e nis mbarë përfaqësimin e sivjetshëm në eliminatoret e UEFA Champions League, pasi marrim barazim 0:0 në fushë të kampionit të Uellsit, The New Saints. Një ndeshje pozitive nga tanët që kishin mundësitë më të mira për të marrë fitoren, mirëpo Tamba, Ademi në dy raste, më vonë Krasniqi, Ibraimi, Cake e Kërstevski nuk arritën të realizojnë. Kampioni i Uellsit nuk është se s’kishte kërcënimet e veta, mirëpo saherë që dolën në raste ideale, me pritje të sigurta e në momente edhe bravuroze shfaqej portieri Baboucarr Gaye. Në fund 0:0 mbeti rezultati i ndeshjes së parë, duke lënë që udhëtuesi për në raundin e dytë të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shkup. 

 

Ndeshja e radhës

Shkëndija-TNS 

Shkup | 15 korrik 2025 | 20:00

 

TNS – SHKËNDIJA 0:0 (0:0)

Stadiumi “Park Hall” në Oswestry-Angli

Gjyqtar: Rob Hennessy (Republika e Irlandës).

Golashënues: /

THE NEW SAINTS: Shepherd, Smith (Craig 45’+2), McGeough, Bodenham, Redmond, D. Williams (Marshall 75’), Courns (Clarke 75’), Holden (Charles 80’), Brobbel, Wilson (Oteh 74’), J. Williams.

Trajner: Craig Harrison

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Cacka, Webster, R. Ramadani, Qaka (F. Ramadani 88’), Tamba (90’ Jakupi), Krasniqi (Alhassan 68’), Latifi (Krstevski 68’), Ademi (Ibraimi 46’).

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top