FC Tikvesh – FC Shkëndija 0:1

Macedonian First League
FC Tikvesh
0:1
April 6, 2025, KavadarFull Time
FC Shkëndija
  • Latifi 69'
April 6, 2025, KavadarFull Time

Goli i Liridon Latifit na jep tre pikë në Kavadar, ku nga minuta e 65-të luajtëm me 10 lojtarë pas përjashtimit të Adilit me të kuq. 

 

TIKVESHI – SHKËNDIJA 0:1 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Kavadar 

Golashënues: Latifi 69’ (Shkëndija)
Arbitër: Jovan Kaçeski (Strugë)

Karton i kuq: Adili 65’ (Shkëndija)

TIKVESHI: Dimovski, Stoimenovski, Mojsov (c), Cubara (Rushtu 73’), Sadik, Vosha (Stojanov 63’), Mishov, Najdovski, Stojkoski (Rajçinovski 80’), Milovanoviq, Spirkoski (Tasev 73’).
Trajner: Gjorgji Mojsov

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani, F. Ramadani (Meliqi 72’), Alhassan, R. Ramadani, Tamba (Kërstevski 72’), Latifi (Kocev 87’), Ibraimi (c) (Ademi 87’).

Trajner: Jeton Beqiri

 

Shkëndija vazhdon serinë pozitive në kampionat duke regjistruar fitore të rëndësishme në transfertë përballë Tikveshit, me rezultat minimal 0:1. Edhe pse me një lojtar më pak për më shumë se 25 minuta lojë, kuqezinjtë treguan karakter dhe menaxhuan në mënyrë perfekte avantazhin e marrë në pjesën e dytë.

 

Ndeshja nisi me tentativa të dyanshme dhe me kërkimin e hapësirave nga të dy skuadrat. Kuqezinjtë u shfaqën të rrezikshëm që në minutat e para me depërtimet e Tambës dhe Ibraimit, ndërsa goditjet e Ramadanit, Alhassanit dhe Trumçit shfaqën vazhdimësinë e presionit drejt portës së vendasve.

 

Pjesa e parë pavarësisht dominimit të madh të kuqezinjëve përfundoi pa gola, ndërsa e dyta solli më shumë dramë dhe emocione. Në minutën e 65-të, Shkëndija mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Adilit, kur si lojtar i fundit ndali futbollistin vendas. Por vetëm katër minuta më vonë, skuadra tregoi shpirtin luftarak dhe gjeti golin e epërsisë. Aksioni u ndërtua mjeshtërisht nga kapiteni Ibraimi që asistoi për Liridon Latifin, i cili finalizoi saktë për 0:1.

 

Përkundër inferioritetit numerik, kuqezinjtë vazhduan të rrezikojnë me kundërsulme, ndërsa në mbrojtje u treguan të disiplinuar duke mos lejuar hapësira për vendasit. Portieri Amzai u tregua i sigurt kur duhej, ndërsa ekipi në tërësi administroi në mënyrë të pjekur epërsinë deri në fishkëllimën përfundimtare.

 

Me këtë fitore, Shkëndija konfirmon formën e mirë dhe mban hapin në garën për kreun e tabelës. Në javën e ardhshme kuqezinjtë kthehen në stadiumin tonë në Tetovë, për të vazhduar betejën drejt objektivave sezonal me dy ndeshje si vendas, në mesjavë me Strugën në gjysmëfinale të Kupës dhe më pas të dielën me Voskën në kampionat. 

 

Ndeshja e radhës

Kuqezinjtë do të jenë aktiv në mesjavë kur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës në Tetovë presim Strugën.

Shkëndija-Struga T&L 09.04.2025

Share
go top