FC Tikvesh- Ramadani 49'
April 17, 2026, KavadarFull Time
FC Shkëndija- Meliqi 15'
- Ibraimi 36'
- Latifi 44'
- Tamba 54'
April 17, 2026, KavadarFull TimeTjetër fitore bindëse e Shkëndijës. 4:1 përballë Tikveshit në xhiron e 28-të. Meliqi, Ibraimi, Latifi dhe Tamba shënojnë për tre pikë në Kavadar.
- Fitore bindëse e kuqezinjëve në Kavdar, 4:1 në transfertën përballë Tikveshit
- Super pjesë e parë e kuqezinjëve e kurorëzuar me tre gola pas 45 minutave
- Meliqi (15’) solli epërsi, Ibraimi (36’) shtoi të dytin, derisa Latifi (44’) realizoi për 3:0
- Fillimi i pjesës së dytë solli gol për vendasit, Besir Ramadani (49’) shënoi për 3:1.
- Shkëndija reagoi shpejtë dhe me Tambën (54’) vulosi rezultatin final 4:1
- Shkëndija kalon përkohësisht në vend të parë, pasi Vardari ndeshjen e vet e luan nesër
Shkëndija regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur bindshëm Tikveshin me rezultatin 4:1 në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me këto tre pikë, kuqezinjtë dalin përkohësisht në krye të renditjes, duke ushtruar presion ndaj Vardarit që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon në fundjavë.
Skuadra jonë zhvilloi një pjesë të parë shumë pozitive, duke krijuar epërsi 3:0 falë golave të Meliqit, Ibrahimit dhe Latifit. Seria e golave u hap në minutën e 15-të, kur pas një harkimi të Websterit nga këndi, Meliqi kërcen më lart se të gjithë dhe me kokë realizon për 1:0. Mbrojtësi vazhdoi formën e shkëlqyer, pasi vetëm pak ditë më parë kishte realizuar dy gola në fitoren 6:0 ndaj Shkupit. Në minutën e 36-të, një aksion model i ndërtuar nga Trumçi me një pasim vertikal perfekt, gjeti Besart Ibrahimin, i cili kaloi portierin dhe nga një kënd i vështirë realizoi në mënyrë mjeshtërore për 2:0. Goli i tretë erdhi në fundin e pjesës së parë (44’), kur pas një topi të gjatë nga Gaye dhe devijimit me kokë nga Tamba, Latifi reagoi me shumë klas, paraboloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë për 3:0.
Pjesa e dytë nisi më dobët për kuqezinjtë, të cilët pësuan gol në minutën e 49-të, kur pas një goditjeje nga këndi, Besir Ramadani shënoi me kokë për 3:1. Pak më vonë, vendasit rrezikuan sërish, por një ndërhyrje vendimtare e Gayes në portë shmangu golin e dytë. Shkëndija reagoi shpejt dhe në minutën e 54-të vulosi fitoren. Një tentim për asist nga ana e Latifit, topi u devijua nga një mbrojtës vendas, duke e mashtruar portierin, ndërsa Tamba e shtyu topin në rrjetë për 4:1. Deri në fund, Shkëndija administroi lojën me qetësi, duke mos lejuar rrezik serioz dhe duke krijuar edhe raste për golin e pestë. Madje Jakupi realizoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Me këtë fitore, Shkëndija vazhdon serinë pozitive, duke shënuar plot 13 gola në tre ndeshjet e fundit dhe duke dhënë një sinjal të qartë se në pesë xhirot e mbetura do të luftojë fuqishëm për titullin kampion.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Shkëndija H
Tetovë | 22 prill 2026 | 15:00
TIKVESHI-SHKËNDIJA 1:4 (0:3)
Stadiumi i qytetit në Kavadar
Arbitër: Done Ristovski (Gjevgjelia)
Golashënues: Meliqi 15’, Ibraimi 36’, Latifi 44’ dhe Tamba 54’ (Shkëndija), ndërsa Ramdani 49’ (Tikveshi)
TIKVESHI: Tasev, Camara, Ramadani, Stojanov, Petroviq (Mojsov 76’), Silla, Moussa (Luciano 46’), Varelovski (c), Emmanuel (Stojkoski 46’), Ackovski (Sadik 76’), Najdovski (Stojçev 46’).
Trajner: Borçe Hristov
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Webster, Islami (Alhassan 46’), Zejnullai, Tamba (Jakupi 86’), Krasniqi (Mazari 82’), Latifi (Kërstevski 66’), Ibraimi (c) (Ndezngue 66’).
Trajner: Jeton Beqiri

