FC Tikvesh – FC Shkëndija 1:4

Macedonian First League
FC Tikvesh
  • Stojkoski 24'
1:4
February 14, 2026, KavadarFull Time
FC Shkëndija
  • Tamba 45+1
  • Meliqi 48'
  • Zejnullai 66'
  • Ndzengue 78'
February 14, 2026, KavadarFull Time

Shkëndijë bindëse në Kavadar, ku mundim 4:1 Tikveshin me përmbysje të rezultatit. Tamba, Meliqi, Zejnullai dhe Ndezngue shënuan golat për fitoren bindëse. 

  • Shkëndija fiton 4:1 Tikveshin në Kavadar në duelin xhiros së 18-të në LPFMV 
  • Vendasit avansuan me Stojkoskin, ndërsa vazhdimi ishte monolog i kuqezinjëve
  • Tamba barazoi në fund të pjesës së parë, Meliqi solli përmbysjen në fillim të së dytës
  • Dy golat e parë erdhën me asiste të Ibraimit, derisa 3:1 e bëri Zejnullai
  • Ndezngue mbylli takimin me golin e dytë personal në takimin e dytë zyrtar

Shkëndija vazhdon formën pozitive në nisje të gjysmësezonit pranveror, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë sot triumfuan 1:4 në transfertë ndaj Tikveshit, në duelin e xhiros së 18-të të LPFMV, duke konfirmuar dominimin me një paraqitje autoritative, sidomos në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi me ritëm dhe vendasit patën rastin e parë serioz, por Gaye reagoi shkëlqyeshëm. Shkëndija u përgjigj me disa tentativa, mirëpo Tikveshi arriti të kalojë në epërsi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe realizimit të Stojkoskit (24’). Megjithatë, reagimi i skuadrës sonë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një aksioni të ndërtuar mirë, Ibraimi asistoi dhe Tamba barazoi me kokë, duke e dërguar sfidën në pushim me rezultat të barabartë 1:1.

Në fraksionin e dytë Shkëndija mori kontrollin total të lojës. Raste të njëpasnjëshme paralajmëruan përmbysjen, cila erdhi pas harkimit të Ibraimit nga këndi, derisa mbrojtësi Meliqi me kokë solli epërsi 2:1 (48’). Shkëndija vazhdoi dominimin dhe Zejnullai kishte një tentativë të bukur për 3:1, mirëpo shpëtoi portieri vendas. Gjithsesi, Zejnullai gjeti golin (66’) pas një aksioni të bukur të Latifit e Ibraimit që lëshoi topin, derisa goditja e numrit 17-të u ndal në rrjetë për 3:1. Vulën ndeshjes i vuri sulmuesi i ri, Fahd Ndzengue në minutën e 78-të kur pas asistit të Tambës doli i vetmuar para portës dhe realizoi për rezultat final 4:1. 

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Samsunspor

Shkup | 19 shkurt 2025 | 21:00

TIKVESHI-SHKËNDIJA 1:4 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Kavadar

Gjyqtar: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

Golashënues: Stojkoski 24’ (Tikveshi), ndërsa Tamba 45’+1, Meliqi 48’, Zejnullai 66’, Ndezngue 78’ (Shkëndija)

TIKVESHI: S. Tasev, Mojsov (c), Ramadani, Stojanov, D. Tasev (N’Fali 58’), Luciano (Mousa 58’), Todorov, Stojkoski, Ackovski (Spasovski 89’), Camara, Najdoski.

Trajner: Borçe Hristov

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Meliqi, R. Ramadani, Webster (Ajeti 86’), Alhassan, Islami (Krasniqi 71’), Tamba (Jakupi 83’), Zejnullai (Kërstevski 83’), Latifi, Ibraimi (c) (Ndzengue 71’).

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top