FC Sileks – FC Shkëndija 1:2

Macedonian First League
FC Sileks
  • Buturoviq 45'
1:2
February 22, 2026, KratovëFull Time
FC Shkëndija
  • Tamba 17'
  • Zejnullai 89'
February 22, 2026, KratovëFull Time

Shkaku i angazhimeve në Europë, kërkuam shtyerje të ndeshjes me Sileksin, por u refuzuam. Të detyruar të luajmë në “baltën” e Kratovës ndërmjet dy përballjeve më të rëndësishme të futbollit vendor në Kupqt e Europës, kuqezinjtë treguan karakter, duke dalë me tre pikë të mëdha. 

  • Kuqezinjtë marrin fitoren e tretë në po aq ndeshje në gjysmësezonin pranveror
  • Djemtë tanë dalin triumfues në transfertën e xhiros së 19-të ndaj Sileksit në Kratovë
  • Avansuam me Tambën (17’) dhe duke dominuar u duke se do ishte fitore e lehtë
  • Rastet e humbura në terrenin e keq na kushtuan, Buturoviq (45’) barazoi në 1:1 
  • Në terrenin me baltë vuajtëm të shënojmë, por edhe Gaye pati disa super pritje 
  • Në fund të takimit (89’) pas një këndoreje, Zejnullai godet saktë për fitore të madhe
  • Ky triumf tregon se Shkëndija është gati të luftojë titullin deri në fund 
  • Shkëndija kishte kërkuar shtyerje të ndeshjes, mirëpo kjo gjë u refuzua 

Tre nga tre prej kuqezinjëve në pranverë. Shkëndija mban efektin e 100% të fitoreve, duke mundur tani Sileksin (2:1), pasi paraprakisht kaluam Strugën (2:0) dhe Tikveshin (4:1). Mes dy ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit tonë në Kupat e Evropës, kundër Samsunsporit turk në play off të UEFA Conference League, Shkëndija u detyrua të luajë në Kratovë pasi u refuzua kërkesa për shtyerje të ndeshjes. Kështu, “përvjelëm mëngët” dhe djemtë si “gladiatorë” luftuan në terrenin skandaloz për lojë, duke marrë fitoren dhe tre pikët. 

Shkëndija nisi ndeshjen me autoritet dhe përmes disa kërcënimeve paralajmëruam se duam vetëm fitoren. Kështu erdhëm te epërsia (17’) kur Ajeti harkon në zonë deri te Tamba, që me goditje të fortë sjell epërsi 1:0. Pjesa e parë do të vazhdonte me dominim të plotë të Shkëndijës, që çuditërisht nuk gjeti golin e dytë kur tentimi i Alhassanit u ndal në traversë, derisa portieri Xhekov ndali goditjen e Tambës. Ndëshkimi për huqjet erdhi në fund (45’), kur nuk reaguam si duhet pas një këndoreje dhe Buturoviq shënoi për 1:1. 

Në të dytën me çdo kusht kërkuam fitoren dhe pasi humbë disa mundësi, Sileksi kishte minutat e veta dhe doli para duke gjetur një Gaye të disponuar që u shfaq me disa super pritje. Nga bankina reagoi trajneri Beqiri që me inkuadrimin e Ibraimit, Spahiut e Ramadanit shtoi forcën sulmuese, por goli s’vjente dhe rrezikuam jo pak edhe mbrapa. Në fund dolëm para dhe “hodhëm marshin” në maksimum, gjë që solli shpërblimin. Vendasit nuk larguan topin si duhet pas harkimit të Spahiut nga këndi, ndërsa Arbin Zejnullai (89’) me goditje të saktë çoi topin në cepin e rrjetës, për gëzim të madh në taborin kuqezi dhe fitore shumë të rëndësishme në garën për titull. 

Ndeshja e radhës

Samsunspor-Shkëndija

Samsun | 26 shkurt 2025 | 18:45

SILEKSI-SHKËNDIJA 1:2 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Kratovë

Gjyqtar: Stojançe Trpçevski (Shkup)

Golashënues: Buturoviq 45’ (Tikveshi), ndërsa Tamba 17’ dhe Zejnullai 89’ (Shkëndija)

SILEKSI: L. Xhekov, Gj. Xhekov, Angjeleski (c) (Dimitrievski 72’), Timovski (Nikollovski 79’), Dodev, Aliq, Mirçevski (Mishov 72’), Donov, Efitmov, Buturoviq, Ferreira (Delimegjac 50’).

Trajner: Aleksandar Vasovski

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Islami, Meliqi, Ajeti, Alhassan (R. Ramadani 68’), Krasniqi (Ibraimi 68’), Tamba (Kërstevski 85’), Zejnullai (c), Latifi (Spahiu 76’), Ndzengue. 

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top