FC Sileks – FC Shkëndija 0:2

Macedonian First League
FC Sileks
0:2
August 28, 2026, KratovëFull Time
FC Shkëndija
  • Meliqi 53'
  • Ndzengue 87'
August 28, 2026, KratovëFull Time

Shkëndija vazhdon e pandalshme në kampionat. Kuqezinjtë shënuan fitore 2:0 në transfertën ndaj Sileksit, duke ruajtur efektin maksimal pas pesë xhirove të para me 15 pikë të plota.

  • Shkëndija triumfon në Kratovë, 5 fitore në 5 ndeshje
  • Anes Meliqi dhe Fahd Ndzengue shënojnë golat për fitoren e tanëve
  • Ferat Ramani ruan portën të paprekur në fitoren ndaj Sileksit
  • Besart Ibraimit i anulohet gol i pastërt për pozitë jashtë loje inekzistente
  • Me 15 pikë maksimale kryesojmë sigurtë renditjen tabelare

Shkëndija e kalon me sukses edhe xhiron e 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Tjetër triumf i kuqezinjëve për vazhdim te ecurisë së shkëlqyeshme prej 5 fitoreve rresht. 

Ndeshja në Kratovë solli një pjesë të parë të baraspeshuar, me Shkëndijën që kishte më shumë kontroll të lojës. Besart Ibraimi realizoi në minutën e 35-të pas asistit të Kryeziut, mirëpo çuditërisht goli u anulua për pozitë jashtë loje edhe pas verifikimit të VAR-it. Këtu u dëmtuam direkt ne rezultat. 

Në pjesën e dytë, Shkëndija hyri më e vendosur në sulmet e saj dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 53-të. Pas harkimit të Ibraimit nga goditja e dënimit, mbrojtësi Anes Meliqi u gjend në vendin e duhur për të realizuar për epërsinë 0:1.

Sileksi reagoi dhe krijoi disa mundësi të mira, por mbrojtja kuqezi dhe portieri Ferat Ramani ruajtën portën të paprekur. Në minutat e fundit, kur vendasit kërkuan golin e barazimit, Shkëndija shfrytëzoi hapësirat dhe Fahd Ndzengue në minutën e 87-të mori asist të mirë nga Islami dhe vulosi fitoren me rezultatin 0:2.

Me këtë triumf, Shkëndija regjistron fitoren e pestë në pesë ndeshje, duke kryesuar me 15 pikë të plota. Në xhiron e ardhshme, kuqezinjtë do të presin Tikveshin nga Kavadari.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Tikveshi

Shkup | 4 shtator 2026 | 16:30?

SILEKSI-SHKËNDIJA 0:2 (0:0)

Stadiumi: I qytetit në Kratovë

Gjyqtar: Done Ristovski

Golashënues: Meliqi 53’ dhe Ndzengue 87’ (Shkëndija)

SILEKSI: L. Xhekov, Gj. Xhekov (Buturoviç 71’), Angjeleski (c), Timovski (Panovski 62’), Hasukiq, Donov, Mishov (Shero 55’, Delimegjac (Velinovski 55’), Eftimov, Shubert, Ilieski (Talakov 71’).

Trajner: Aleksandar Vasovski

SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Manev, Meliqi, Abdurahmani, Zejnullai, Islami, Tamba (Ramadani 77’), Ibraimi (c) (Kërstevski 68’), Kryeziu, Ndzengue.

Trajner: Artim Pollozhani

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Share
go top