FC Sileks- Mishov 89'
May 1, 2026, KratovëFull Time
FC Shkëndija- Ndzengue 19'
May 1, 2026, KratovëFull TimeBarazim 1:1 sjell dueli i xhiros së 30-të në LPFMV. Ndzengue solli epërsi për kuqezinjtë, teksa nga minuta e 71 Tamba del me një të kuq të çuditshëm. Vendasit barazuan në minutën e 89-të me Mishovin.
- Sileksi dhe Shkëndija kanë barazuar 1:1 në Kratovë në xhiron e 30-të
- Dominim i kuqezinjëve në pjesën e parë i kurorëzuar me epërsi 1:0
- Ndzengue shënoi pas 19-të minutave lojë pas asistit të Endrit Krasniqit
- Shkëndija lëshoi raste tjera për gol të dytë, duke lënë vendasit në lojë për barazim
- Tamba në minutën e 71-të doli me karton të kuq, pasi mori të verdhin e dytë
- Portieri Gaye kishte disa super intervenime, por u mund në fund të ndeshjes
- Mishov (89’) barazoi rezultatin në 1:1, pasi priti topin që Gaye e ndali nga Aliq
Shkëndija është ndalur me barazim 1:1 në transfertën me Sileksin në Kratovë në kuadër të xhiros së 30-të në LPFMV. Kuqezinjtë ishin shumë pranë një fitoreje të rëndësishme, por u ndëshkuan në fund duke barazuar 1:1.
Djemtë tanë kaluan në epërsi në minutën e 19-të me golin e Ndzengues, pas një depërtimi të bukur dhe asistit të Endrit Krasniqit. Në minutën e 27-të, Shkëndija kishte mundësinë të dyfishonte epërsinë në një kundërsulm, por Ndzengue vendosi të përfundojë vetë aksionin pa pasuar për Krasniqin. Nga ana tjetër, Angjeleski rrezikoi me një goditje të fortë mbi portë, ndërsa në minutën e 34-të portieri Baboucarr Gaye u dallua me dy pritje fantastike, duke mbajtur rezultatin në favor të Shkëndijës në pjesën e parë (1:0).
Në pjesën e dytë, Shkëndija krijoi raste të tjera, por pa arritur të gjejë golin e dytë. Situata u vështirësua në minutën e 71-të, kur arbitri Stojçevski ndëshkoi Tambën me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Edhe pse me 10 lojtarë, Shkëndija kontrolloi lojën deri në fund, por në minutën e 89-të vendasit barazuan, fillimisht Gaye priti goditjen e Aliqit, por Mishov shfrytëzoi topin e kthyer për të shënuar për 1:1.
Ky barazim lë një shije të hidhur për kuqezinjtë, që komplikojnë ndjeshëm garën për titullin kampion.
Ndeshja e radhës
Shkëndija H.-Shkëndija
Kumanovë | 06 maj 2026 | 16:00
SILEKSI-SHKËNDIJA 1:1 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Kratovë
Arbitër: Igor Stojçevski (Shkup)
Golashënues: Mishov 89’ (Sileksi), ndërsa Ndzengue 19’ (Shkëndija)
Karton i kuq: Tamba 71’ (Shkëndija)
SILEKSI: L. Xhekov, Dimitrievski (Timovski 64’), Gj. Xhekov (Eftimov 74’), Angjeleski (c), Dodev, Aliq, Mirçevski (Mishov 64’), Donov (Velinovski 79’), Buturoviq (Delimegjac 74’), Ferreira, Shubert.
Trajner: Aleksandar Vasovski
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Ajeti, Webster, Islami, Alhassan (Murati 90’+4), Tamba, Krasniqi (Mazari 84’), Latifi (c) (Zejnullai 79’), Ndezngue (Kërstevski 79’).
Trajner: Jeton Beqiri

