FC Shkëndija – FC Voska 4:0

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Ademi 33'
  • Tamba 38'
  • Ibraimi 50'
  • Jakupi 90+2'
4:0
April 13, 2025, TetovëFull Time
FC Voska Sport
April 13, 2025, TetovëFull Time

Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e 17-të sezonale me golat e Ademit, Tambës, Ibraimit dhe Jakupit. 


SHKËNDIJA-VOSKA 4:0 (2:0)

Stadiumi i qyteti në Tetovë

Golashënues: Ademi 33’, Tamba 38’, Ibraimi 51’ dhe Jakupi 90’+2 (Shkëndija)
Arbitër: Blagojçe Ralevski (Manastir)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, R. Ramadani, Cake, Alhassan, Ibraimi (c), (Kërstevski 68’), Ademi (Shala 68’), Merxhani, Meliqi (Qaka 78’), Tamba (Jakupi 85’), Latifi (F. Ramadani 68’)

Trajner: Jeton Beqiri

VOSKA: Gaje, Hani (c), Zhaku (Mateski 87’), Dadet (Jahiji 68’), Vinogradac, Osei, Dragarski (Dani 46’), Iseni (Jahja 68’), Tanlep, Zhulj, Ademi (Andreski (87’).
Trajner: Klodian Arbri. 


Shkëndija vazhdon rrugëtimin e saj drejt kreut me një tjetër paraqitje mbresëlënëse, kësaj radhe duke mposhtur bindshëm Voskën me rezultat 4:0 në kuadër të xhiros së 27-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.


Kuqezinjtë e nisën takimin me autoritet të plotë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj portës mysafire. Goli i epërsisë erdhi në minutën e 33-të, kur Latifi depërton bukur në zonë dhe pason për Ademin, i cili me një prekje elegante tund rrjetën për golin e tij të 7-të sezonal, duke ndërprerë një periudhë të gjatë pa shënuar. Vetëm pesë minuta më vonë, Ademi asiston për Tambën, i cili manovron mirë në zonë dhe dyfishon epërsinë.


Deri në fund të pjesës së parë, Shkëndija pati edhe dy mundësi të pastra për të shtuar avantazhin me Ibraimin, ndërsa në anën tjetër, portieri Amzai reagon sigurt pas një goditjeje të Ilirid Ademit për mysafirët.


Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, kur Latifi me një pasim diagonal gjen Tambën, i cili asiston për Ibraimin, që realizon golin e 14-të personal këtë kampionat. Dominimi i Shkëndijës vazhdoi, me disa raste të mira të humbura nga Ibraimi (nga goditje e lirë), Tamba (dy herë ndalur nga portieri Gaje) dhe Jakupi, që nuk arrin të finalizojë një rast ideal në minutën e 86-të pas një aksioni të bukur të Kërstevskit.


Gjithsesi, Jakupi korrigjon gabimin në minutën e 90+2, duke përfituar nga një top i kthyer nga portieri Gaje pas një goditjeje të Kërstevskit, dhe shënon për rezultatin përfundimtar 4:0.


Shkëndija regjistron kështu fitoren e 17-të në kampionat, duke vazhduar të mbetet në garë për titull dhe duke dhënë sinjale të qarta force në fazën vendimtare të sezonit.


Ndeshja e radhës

Javën e ardhshme luajmë si mysafirë me Besën e Dobërdollit në Gostivar në ndeshjen që luhet të shtunën.

Besa-Shkëndija 19.04.2025


Share
go top