FC Shkëndija- Islami 67'
September 4, 2026, ShkupFull Time
FC Tikvesh- Sylla 19' 60' 72'
September 4, 2026, ShkupFull TimeNdalet seria e fitoreve të kuqezinjëve që munden me shifrat 3:1 nga Tikveshi në Shkup. Pas 5 fitoreve të njëpasnjëshme, pësojmë humbjen e parë në sezonin e ri.
- Shkëndija pëson humbjen e parë, Tikveshi triumfon 1:3 në terren “vendas”
- N’fanly Sylla ishte heroi i takimit duke shënuar të tre golat e Tikveshit
- Islami realizoi golin për tanët, para se të dilte me karton të kuq (77’)
- Me 15 pikë nga 6 ndeshje, mbetemi liderë të renditjes tabelare
Shkëndija ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, pasi në kuadër të xhiros së gjashtë u mposht 1:3 nga Tikveshi i Kavadarit.
Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 19-të, kur Sylla shfrytëzoi një aksion të mirë dhe realizoi për 0:1. Shkëndija tentoi të reagojë dhe krijoi disa mundësi për gol, por pa arritur të konkretizojë.
Në minutën e 60-të, një gabim në mbrojtjen e Shkëndijës u shfrytëzua sërish nga Sylla, i cili shënoi për 0:2. Kuqezinjtë u rikthyen në lojë në minutën e 68-të, kur Islami realizoi me kokë pas harkimit të Ibraimit. 1:2 dhe shpresat për përmbysje ishin në horizont.
Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, një tjetër gabim në mbrojtje i dha mundësinë Syllës të shënojë edhe golin e tretë personal, duke vulosur fitoren 1:3 të Tikveshit.
Pas pesë fitoreve radhazi në pesë xhirot e para, kjo ishte disfata e parë e Shkëndijës në sezonin e ri. Kuqezinjtë mbeten lider të renditjes me 15 pikë pas gjashtë ndeshjeve.
Ndeshja e radhës
Arsimi-Shkëndija
Shkup | 12 shtator 2026 | 15:30
SHKËNDIJA-TIKVESHI 1:3 (0:1)
Stadiumi: Kompleksi i FFM-së, Shkup
Gjyqtar: Benjamin Qerimi
Golashënues: Islami 68’ (Shkëndija), ndërsa Sylla 19’, 60’ dhe 72’ (Tikveshi)
Karton i kuq: Islami 77’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Meliqi, Islami, Manev, Abdurahmani (Ibraimi 63’), Ramadani (Kërstevski 59’), Zejnullai (c), Tamba, Kryeziu (Xheladini 80’), Ndzengue.
Trajner: Artim Pollozhani
TIKVESHI: Stevkovski, Sekirski (Ferreira 81’), Ibrahima, Ramadani, Sylla, Nikollovski, Varelovski (c), Okere (Rakipi 88’), Ackovski, Guxhufi (Vlajkoviq 60’) Adeshina (Lusiano 66’).
Trajner: Oliver Bogatinov

