FC Shkëndija- Ndzengue 17'
- Tamba 65'
- Rafa 75'
July 26, 2026, ShkupFull Time
FC Skopje
July 26, 2026, ShkupFull TimeNdzengue, Tamba dhe Rafa realizojnë për start me tre pikë të sezonit të ri në LPFMV.
- Shkëndija e nis kampionatin me fitore bindëse ndaj Skopjes
- Kuqezinjtë fitojnë 3:0 me golat e Ndzengues, Tamba-s dhe Rafa-s
- Mesfushori brazilian gjen golin e parë në fanellën e Shkëndijës
- Besart Ibraimi në fund të ndeshjes humbi penalti për 4:0
- Vëmendja kthehet ka ndeshja me NK Bravo-n në UEFA Conference League
Shkëndija e hapi sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Skopjes në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë. Për shkak të rikonstruksionit të stadiumit në Tetovë dhe dënimit me dy ndeshje pa praninë e publikut, kuqezinjtë luajtën si vendas në kompleksin e FFM-së në Shkup.
Shkëndija dominoi takimin që nga minutat e para, duke krijuar raste të shumta shënimi. Zejnullai pa një gol t’i anulohej pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa epërsia erdhi në minutën e 17-të, kur Ndzengue realizoi pasi portieri Naumovski kishte ndalur fillimisht goditjen me kokë të Tambës. Skopje pati vetëm një tentim në drejtim të portës në pjesën e parë, me goditjen e lirë të Nikollovskit në minutën e 31-të, që përfundoi jashtë.
Edhe pas pushimit, kuqezinjtë vazhduan të diktonin ritmin. Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, kur pas goditjes së Tambës, topi u përplas në shtyllë dhe më pas në shpinën e portierit Naumovski, për të përfunduar në rrjetë. Në minutën e 75-të, Spahiu depërtoi bukur nga krahu dhe shërbeu për brazilianin Rafa, i cili realizoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi, duke vulosur fitoren 3:0.
Shkëndija e nis kështu kampionatin me tre pikë të merituara, ndërsa tashmë i gjithë fokusi zhvendoset te sfida e së enjtes ndaj NK Bravo në UEFA Conference League.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-NK Bravo
Shkup | 30 korrik 2026 | 20:00
SHKËNDIJA-SKOPJE 3:0 (1:0)
Stadiumi: Kompleksi i FFM-së, Shkup
Gjyqtar: Dimitar Pileshkov (Shtip)
Golashënues: Ndzengue 17’, Naumovski ag: 65’ dhe Rafa 75’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Meliqi, Dimoski, Rafa, Zejnullai (c) (Gjeorgjievski 77’), Krasniqi (Islami 73’), Tamba (Kërstevski 73’), Kryeziu (Spahiu 61’), Ndzengue (Ibraimi 61’).
Trajner: Artim Pollozhani
SKOPJE: Naumovski (c), Gjurkovski, Angelov (Papaliski 71’), Cvetkovski (Daci 82’), Sekovski (Slavkov 82’), Ramadani, Nikollovski, Trajçevski, Mlladenovski, Poposki, Bozhinovski (Beroviq 71’).
Trajner: Muarem Muarem

