FC Shkëndija- Ibraimi 50'
- Krasniqi 90+2
September 28, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Sileks
September 28, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull TimeSuper gola nga Ibraimi dhe Krasniqi për fitore të 6-të në 8 ndeshje kampionale të kuqezinjëve.
- Shkëndija fiton me 2:0 ndaj Sileksit në Tetovë në duelin e xhiros së tetë
- Pas pjesës së parë pa gola, fraksioni i dytë solli dy super gola të kuqezinjëve
- Besart Ibraimi prodhoi një super gol në minutën e 50-të për epërsi 1:0
- Në minutat shtesë Endrit Krasniqi golin për 2:0, duke fiksuar rezultatin final
- Shkëndija merr përkohësisht kreun, pasi Struga e Vardari kanë 1 ndeshje më pak
Shkëndija vazhdon me fitore në kampionat duke mundur Sileksin me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Skuadra jonë e nisi ndeshjen me iniciativë dhe dominim territorial, megjithëse në pjesën e parë munguan rastet e pastra për gol. Pas pushimit, kuqezinjtë shpërthyen. Kapiteni Besart Ibraimi zhbllokoi rezultatin (51’) me një super goditje të majtë që nuk i la shanse portierit mysafir.
Më vonë, Shkëndija kontrolloi lojën duke mos lejuar shumë hapësira, ndërsa Gaye u tregua i sigurt në disa raste të Sileksit. Në minutat shtesë, pas një aksioni të shpejtë mes Trumçit dhe Krasniqit, ky i fundit u gjend i vetëm përballë portierit dhe vulosi fitoren me një goditje të fuqishme për 2:0. Me këtë sukses, Shkëndija vazhdon serinë pozitive dhe merr të paktën përkohësisht kreun e tabelës.
Ndeshja e radhës
Rayo Vallecano-Shkëndija
Madrid | 02 tetor 2025 | 18:30
SHKËNDIJA-SILEKSI 2:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Golashënues: Ibraimi 50’ dhe Krasniqi 90’+2 (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Cake, Meliqi, Webster, R. Ramadani, Zejnullai (Krasniqi 66’), Tamba (Mazari 66’), Alhassan (Fetai 90’+3), Ibraimi (c) (Ademi 83’), Latifi (Kërstevski 83’).
Trajner: Jeton Beqiri
SILEKSI: L. Xhekov, Gj. Xhekov, Angjeleski (c) (Govedarica 74’), Aliq, Mirçevski (Beroviq 90’+1), Donov, Hrvanoviq, Eftimov, Nikoliq (Timovski 64’), Buturoviq, Ferreira (Dodev 46’).
Trajner: Aleksandar Vasovski

