FC Shkëndija – FC Shkupi 3:3

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Gueye (OG) 6'
  • Diène (OG) 51'
  • Shala 86'
3:3
April 27, 2025, TetovëFull Time
FC Shkupi
  • Merxhani (OG) 6'
  • Imeri 17'
  • Ibishi 38'
April 27, 2025, TetovëFull Time

Barazojmë 3:3 me Shkupin në një ndeshje të çmendur me 3 autogola dhe kthim të kuqezinjëve nga negativa 1:3. 

SHKËNDIJA-SHKUPI 3:3 (1:3)

Stadiumi i qyteti në Tetovë

Golashënues: Gueje ag. 6’, Diene ag. 51’ dhe Shala 86’ (Shkëndija), ndërsa Merxhani ag. 4’, Imeri 17’ dhe Ibishi 38’ (Shkupi)
Arbitër: Vlatko Ilioski (Prilep)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili (F. Ramadani 46’), R. Ramadani, Cake, Alhassan, Ibraimi (c), Merxhani (Webster 83’), Qaka (Ademi 66’), Tamba (Kërstevski 46’), Latifi (Shala 72’)

Trajner: Jeton Beqiri

SHKUPI: Denkovski, Bllazhevski, Asani (Toshevski 85’), Gueje (Liçina 61’), Ansah, Ibishi, Kadriu (c), Mehmed (Avornyo 72’), Ajetoviq, Imeri (Ismaili 85’), Diene. 
Trajner: Erdem Alparslan

Një ndeshje e çmendur me tre autogola, emocione të pafundme dhe gola të bukur solli barazim 3:3 në përballjen mes Shkëndijës dhe Shkupit në kuadër të xhiros së 29-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Miqtë nga Shkupi kaluan në epërsi 3:1 në pjesën e parë, ndërsa kuqezinjtë pas një rikthimi të madh arritën të sigurojnë një pikë me golin e Adenis Shalës në minutat e fundit.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vetëm pas katër minutave Kadriu harkoi në zonë, ndërsa Merxhani devijoi topin në rrjetën tonë për autogol dhe avantazh të miqve. Reagimi i Shkëndijës erdhi shpejt, kur në minutën e 6-të Ibraimi depërtoi dhe harkoi fort në zonë, ndërsa Denkovski largoi topin që u përplas në Gueje për autogol dhe barazim 1:1.

Shkupi riktheu epërsinë në minutën e 17-të përmes një gjuajtjeje të lirë të Demir Imerit, që shënoi një gol të bukur, ndërsa në minutën e 38-të i njëjti lojtar asistoi për Ibishin që realizoi për 1:3.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime nga ana jonë, me Florent Ramadanin dhe Vane Kërstevskin që zëvendësuan Mevlan Adilin dhe Fabrice Tamba-n. Shkëndija mori iniciativën dhe ushtroi presion të vazhdueshëm, që u shpërblye në minutën e 51-të. Ibraimi gjuajti fort nga një goditje e lirë, ndërsa Diene devijoi topin me kokë në portën e vet për të ngushtuar diferencën në 2:3.

Kuqezinjtë vazhduan të shtyjnë përpara duke rritur ritmin, ndërkohë që Shkupi në disa kundërsulme rrezikoi të shënojë golin e katërt, por Ibishi dhe Avornyo nuk ishin të saktë. Në minutën e 86-të Trumçi harkoi saktë me të majtën, ndërsa Adenis Shala me një goditje të bukur me kokë barazoi rezultatin në 3:3.

Në minutat e mbetura dhe në 6 minutat shtesë Shkëndija kërkoi fitoren, por pa arritur të ndryshojë shifrat. Në fund, një pikë për secilën skuadër në një duel emocionues.

Ndeshja e radhës

Ndeshjen e ardhshme e luajmë si mysafir në Strugë.

Struga-Shkëndija 04.05.2025

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Share
go top