FC Shkëndija – FC Rabotniçki 1:0

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Tamba 5'
1:0
December 1, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Rabotniçki
December 1, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Një gol i Fabrice Tamba-s na ka mjaftuar për fitore dhe tre pikë ndaj Rabotniçki në kuadër të xhiros së 15-të të LPFMV. 

  • Shkëndija kthehet te fitorja pas humbjeve me Arsimin e Dritën
  • Kuqezinjtë mundën 1:0 Rabotniçkin në takimin e xhiros së 15-të në LPFMV
  • Goli i vetëm i takimit u shënua nga Fabrice Tamba në minutën e 5-të të ndeshjes
  • Shkëndija kishte edhe tjera mundësi për ta mbyllur ndeshjen para kohe
  • Në momente u kanosën edhe miqtë, por në portë i sigurtë shfaqej Gaye 

Shkëndija i rikthehet triumfit në Ligën e Parë pas humbjeve me Arsimin dhe Dritën, duke marrë një fitore të rëndësishme në Tetovë. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen fuqishëm, me shumë sulme dhe presion të vazhdueshëm në zonën kundërshtare.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Fabrice Tamba shënoi golin e epërsisë, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Ibraimi dhe Trumçi. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija vazhdoi me raste të mira, përfshirë goditjet e rrezikshme të Ibraimit, ndërsa portieri Vasilev reagoi disa herë vendimtar. Në anën tjetër, Gaye u shqua me një superpritje pas një goditje të fortë të Imerit.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë provuan të mbyllnin ndeshjen me goditjet e Ibraimit, Tambës dhe Ademit pas një pasimi të Latifit, por portieri mysafir vazhdoi të mbante gjallë shpresat e skuadrës mike.

Në fund, rezultati minimal mjaftoi. Shkëndija kthehet te fitorja, duke marrë tre pikë të vlefshme dhe duke u rikthyer në rrugën e duhur para sfidave të radhës.

Ndeshja e radhës

Bashkimi-Shkëndija

Kumanovë | 6 nëntor 2025 | 13:00

SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 1:0 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Jovan Kaçevski (Strugë)

Golashënues: Tamba 5′ (Shkëndija), 

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Ibraimi (c) (Ademi 84’), Krasniqi (F. Ramadani 68’), Webster, Fetai, Zejnullai (Alhassan 68’), Meliqi, Qaka, Tamba (Mazari 84’), Latifi (Ajeti 90’+5).

Trajner: Jeton Beqiri

RABOTNIÇKI: Vasilev, Asani, Angelov, Mecinoviq, Trajkov (Dos Santos 78’), Dalei, Kadriu, Demiri (c) (Hoxha 90’+2), Dimitrievski, Imeri (Majnolov 83’), Velkovski.

Trajner: Alen Tupajiq

Share
go top