FC Shkëndija- F.Ramadani 8'
- F.Ramadani 10'
- Ademi 72'
July 23, 2025, TetovëFull Time
FC Rabotniçki- Velkovski 29'
July 23, 2025, TetovëFull TimeShkëndija fiton 3:1 ndeshjen kontrolluese me Rabotniçkin të zhvilluar sot në Tetovë. F. Ramadani dy herë dhe Ademi shënuan golat për kuqezinjtë.
- Kuqezinjtë mundin Rabotniçkin me shifrat 3:1 në ndeshjen e sotme kontrolluese
- Florent Ramadani shënoi dy herë në pjesën e parë, Ademi shtoi të tretin në të dytën
- Rabotniçki golin e nderit e realizoi me anë të Velkoskit në fraksionin e parë
- Trajneri Beqiri shfrytëzoi ndeshjen për tu dhënë minutazh gjithë futbollistëve
- Interesant se minuta pati edhe për lojtarë që luajtën mbrëmë, si Alhassan, Qaka, Kërstevski, Ademi e F. Ramadani
Test i suksesshëm i kuqezinjëve që fitojnë 3:1 Rabotniçkin në Tetovë, pa u bërë 24 orë nga triumfi historik 1:0 ndaj FCSB (Steaua Bukuresht) në eliminatoret e Champions League. Duke llogaritur ecurinë e suksesesshme në Evropë dhe nevojën për të patur në formë garuese sa më shumë futbollistë, stafi teknik organizoi këtë ndeshje që skuadrës duhet t’i ketë kompensuar nevojën e ngarkesave, posaçërisht për lojtarët me më pak minuta në 3 ndeshjet e para zyrtare. Trajneri Beqiri madje lëshoi lojtarë që mbrëmë ishin në lojë, si autori i golit Alhassan, pastaj Qaka, Kërstevski, Ademi e F. Ramadani. Minuta pati edhe për Arbin Zejnullain, që pas 4 viteve sërish luajti me fanellën kuqezi, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 65-të. Sa i përket lojës, Shkëndija nisi furishëm duke avansuar 2:0 pas vetëm 10 minutave lojë me dy realizimet e Florent Ramadanit (8’ dhe 10’). Rabotniçki ngushtoi rezultatin në 2:1 me Velkovskin në minutën e 29-të, ndërsa shifrat finale 3:1 i vulosi Fiton Ademi në minutën e 72-të.
SHKËNDIJA-RABOTNIÇKI 3:1 (2:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: F. Ramadani 8’ dhe 10’, Ademi 72’ (Shkëndija), ndërsa Velkovski 29’ (Rabotniçki)
SHKËNDIJA: Amzai, Murati, Ceka, Meliqi, Ajeti, Nuhija, Qaka, Jakupi, F. Ramadani (c), Kërstevski, Ademi.
Luajtën edhe: Alhassan, Isa, Ramani dhe Zejnullai.
Trajner: Jeton Beqiri

