FC Shkëndija – FC Pelister 1:0

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Ibraimi 73'
1:0
March 9, 2025, TetovëFull Time
FC Pelister
March 9, 2025, TetovëFull Time

Besart Ibraimi shënon golin e vetëm përballë Pelisterit, duke na sjellë fitore dhe tre pikë të reja për përforcim të kreut të renditjes në LPFMV. 

 

SHKËNDIJA – PELISTERI 1:0 (0:0) 

Stadiumi i qytetit në Tetovë 

Golashënues: Ibraimi 73’ (Shkëndija)

Arbitër: Ivana Projkovska (Shkup) 

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake, Adili (F. Ramadani 68’), Webster, Nuhija (Meliqi 68), Ibraimi (c) (Jakupi 90’+3), Ademi (Shala 46’), Tamba ( Latifi 77’), Qaka, Kërstevski.

Trajner: Jeton Beqiri

PELISTERI: Jovçevski, Ristevski (c), Grozdanoski (Spirkoski 86’), Takahara, Karçeski, Siljanoski (Trajkovski 46’), Gjuriq, Kërstevski (Todoroski 46’), Naumoski, Boshkovski, Kerim (Fernando 46’).

Trajner: Sërgjan Zaharievski. 

 

Kuqezinjtë reagojnë pas humbjes së mesjavës dhe mundin Pelisterin 1:0 në duelin e xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke u shkëputur tani në krye të renditjes në 4 pikë para ndjekësit më të afërt Sileksit që sot barazoi 1:1 me Vardarin. Golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë e realizoi Besart Ibraimi në minutën e 73-të.  

 

Shkëndija që në start vendosi dominim në terren dhe kanosjen e parë e kishte Qaka në minutën e 6-të me goditje të fortë nga distanca, por me super intervenim u shfaq portieri mysafir Jovçevski që paralajmëroi se do të kishte super paraqitje në këtë përballje. Pikërisht 21 vjeçari do të ishte kryefjala e pjesë së parë duke u përgjigjur gjithmonë në lartësinë e duhur tentimeve të kuqezinjtëve që deri në pauzë kishin edhe 4 goditje tjera brenda kuadratit, por përgjigja gjithmonë ishte e njejtë, topi në duart e Jovçevskit. Tentimet ishin nga Ibraimi, Tamba, Cake dhe Adili.  

 

Ashtu si shkoi pjesa e parë, filloi e dyta kur tentimi i Ibraimit përfundon në duart e Jovçevskit. Pranë epërsisë shkuam në mënyrë të çuditshme kur Tamba u shërbye me top në zonë, derisa duke dashur të pastrojnë miqtë topi për pak sa nuk përfundoi në rrjetë, mirëpo fati sportiv ishte kundër nesh pas shtylla pingule nuk na lejoi gëzimin. Pelisteri ishte i orientuar në mbrojtje dhe të rralla ishin daljet e tyre përpara, pasi goditjen e parë miqtë e kishin në minutën e 39-të, derisa të dytën dhe të fundit e sollën në minutën e 71 kur Amzai kontrolloi tentimin e Naumoskit. Barapsesha do të prishej në minutën e 73-të kur në skenë shfaqet Besart Ibraimi që me mjeshtëri nga brendësia e zonës dërgon topin në rrjetë me golin e tij të 11-të sezonal. Në vazhdim Pelisteri provoi të përgjigjet, mirëpo Shkëndija ishte ekipi me shanset më të mira për gol përmes Ibraimit në tre raste, Kërstevskit, Latifit e Shalës. Ndryshim nuk pati dhe kuqezinjëve i’u mjaftoi një gol për fitore të 14-të sezonale dhe përforcim të pozitës së parë në renditje. 

 

Ndeshja e radhës

Xhiroja e 24-t e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut luhet të shtunën e ardhshme (15 mars) kur kuqezinjtë tanë do të jenë mysafirë të Vardarit në Shkup. 

Vardari-Shkëndija 15.03.2025
Share
go top