FC Shkëndija- Ibraimi 43'
April 4, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Pelister- Spirovski 36'
- Kerim 90+3
April 4, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull TimeMundemi 2:1 nga Pelisteri në Tetovë në ndeshjen e xhiros së 25-të në LPFMV. Goli I Ibraimit nuk mjaftoi, pasi manastirasit shënuan me Spirovskin dhe Kerim.
- Shkëndija pëson 1:2 në duelin me Pelisterin në duelin e xhiros së 25-të në LPFMV
- Kuqezinjtë panë veten në disavantazh kur Spirovski (36’) shënoi për epërsi të miqve
- Besart Ibraimi barazoi në 1:1 (43’) pas një asistimi të bukur të Arbin Zejnullait
- Në pjesën e dytë humbëm disa mundësi të mira për të gjetur avantazhin
- Pelisteri na dënoi në sekondat e fundit, kur Kerim shënoi për fitore 2:1 të miqve
- Kjo ishte humbja e dytë si vendas në këtë sezon në elitën e futbollit vendor
Shkëndija nuk arriti rezultatin e dëshiruar në ndeshjen e javës së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke u mposhtur në shtëpi me shifrat 1:2 nga Pelisteri.
Kuqezinjtë e nisën mirë takimin dhe krijuan raste që në fillim, ndërsa në minutën e 9-të goditja e Besart Ibrahimit shkoi pranë portës. Megjithatë, gjërat u vështirësuan kur në minutën e 36-të mysafirët kaluan në epërsi 0:1 me golin e Spirovskit. Shkëndija reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin, kur pas një asistimi të bukur nga Arbin Zejnullit (43’), Besart Ibrahimi realizoi për 1:1. Deri në fund të pjesës së parë, Latifi provoi me një goditje të fortë, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, stafi teknik tentoi të ndryshojë rrjedhën e lojës me zëvendësime. Tamba pati dy mundësi të mira, por portieri i Pelisterit reagoi saktë. Në minutën e 81-të, Ajeti e Kërstevski zhvilluan një aksion të bukur, por mungoi finalizimi pasi vonohet Tamba. Në minutat e fundit, Shkëndija pati raste të arta për të kaluar në epërsi, me tre mundësi të pastra për Besart Ibrahimin, që këtë herë nuk arriti të konkretizojë. Dënimi erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Vildan Krim shënoi për 1:2, duke i dhënë fitoren Pelisterit. Kjo është humbja e dytë si vendas për Shkëndijën në këtë sezon.
Ndeshja e radhës
Rabotniçki – Shkëndija
Shkup | 8 prill 2026 | 15:30
SHKËNDIJA-PELISTERI 1:2 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Igor Stojçevski (Shkup)
Golashënues: Ibraimi 43’ (Shkëndija), ndërsa Spirovski 36’ dhe Kerim 90’+3 (Pelisteri)
SHKËNDIJA: Gaye, Murati (Alhassan 80’), Fetai, Meliqi, Ajeti, Zejnullai, Islami (Ndzengue 67’), Spahiu (Tamba 46’), Krasniqi, Latifi (Kërstevski 80’), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri
PELISTERI: Jovçevski, Zdravkoviq, Grozdanoski, Spirovski, Boshkovski (S. Ivanovski 51’ (S. Ivanovski 85’)), Ristovski, Kërstevski, Sërbijanac, Ristevski, Bullatoviq (A. Ristevski 85’), M. Ivanovski (c) (Petroviq 77’).
Trajner: Marjan Sekullovski

