FC Shkëndija – FC Pelister 2:1

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Ibraimi 21' 64'
2:1
March 2, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Pelister
  • Spirovski 7'
March 2, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Besart Ibraimi me dy gola (21’ dhe 64’) solli fitore me përmbysje 2:1 ndaj Pelisterit në takimin e xhiros së 20-të të LPFMV.

  • Kuqezinjtë marrin fitoren e 4 rresht në kampionat në gjysmësezonin pranveror
  • Bashkë me dy fitoret e vjeshtës, Shkëndija ka seri prej 6 fitoreve të njëpasnjëshme 
  • Xhiroja e 20-të në LPFMV solli fitore 2:1 në duelin me Pelisterin e Manastirit
  • Spirovski u dha epërsi miqve (7’), ndërsa barazuam në 1:1 me Ibraimin (21’)
  • Besart Ibraimi në pjesën e dytë (64’) solli golin fitores dhe tre pikëve të reja

Shkëndija regjistroi një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje ndaj Pelisteri në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke marrë tri pikë të mëdha që e afrojnë në vetëm katër pikë diferencë me liderin Vardarin, pikërisht tre ditë para përballjes direkte në Shkup.

Takimi nisi me iniciativë të kuqezinjve, por goli i parë u shënua nga mysafirët. Në minutën e 7-të, Spirovski realizoi për 0:1 pas një tollovie në zonë nga goditja e këndit. Në atë rast u pretendua për pozicion jashtë loje, ndërsa kishte edhe faull të qartë ndaj Fetait, por arbitri vendosi ta njohë golin.

Reagimi i Shkëndijës ishte i menjëhershëm. Në minutën e 14-të, Liridon Latifi realizoi një depërtim të shkëlqyer, por goditja e tij përfundoi në traversë. Pak më vonë, Petroviq i vetëm përballë portës tonë nuk arriti të gjejë cakun, ndërsa tentativa me kokë e Tambës pas harkimit të Krasniqit shkoi ngjitur me shtyllën.

Barazimi erdhi në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi u dërgua në shtyllën e parë, ku Besart Ibrahimi u tregua i saktë dhe me kokë realizoi për 1:1, duke rikthyer baraspeshën dhe qetësinë në radhët e kuqezinjëve.

Në pjesën e dytë, Shkëndija e rriti dukshëm presionin në kërkim të golit të fitores. Kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan raste të njëpasnjëshme, por pa arritur fillimisht të marrin atë që kërkonin. Një moment diskutabil ndodhi kur Latifi goditi drejt portës, ndërsa një mbrojtës i Pelisterit ndali topin me dorë brenda zonës, por arbitri nuk akordoi penallti. Pak më vonë pati edhe një ndërhyrje të dyshimtë të portierit mysafir ndaj Krasniqit, por sërish loja vazhdoi pa ndëshkim maksimal.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 64-të. Liridon Latifi depërtoi bukur në krahun e majtë dhe asistoi saktë për Besart Ibrahimin, i cili me një goditje të parë realizoi për 2:1, duke shënuar golin e tij të dytë personal dhe duke kompletuar përmbysjen e Shkëndijës.

Trajneri Beqiri freskoi skuadrën me disa zëvendësime, ndërsa edhe Pelisteri reagoi me katër ndryshime njëherësh, por ritmi dhe kontrolli mbetën në anën e vendasve. Në minutat shtesë, Pelisteri pati dy raste të rrezikshme, por portieri Gaje u tregua vendimtar me ndërhyrje të shkëlqyera, ndërsa mbrojtja arriti të neutralizojë çdo rrezik tjetër.

Në fund, Shkëndija arkëtoi një fitore shumë të rëndësishme, duke u afruar në vetëm katër pikë nga Vardari, përpara përballjes direkte mes dy skuadrave në Shkup.

Ndeshja e radhës

Vardari-Shkëndija

Shkup | 5 mars 2026 | 14:00

SHKËNDIJA-PELISTERI 2:1 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Benjamin Kerimi (Shkup)

Golashënues: Ibraimi 21’ dhe 64’ (Shkëndija), ndërsa Spirovski 7’ (Pelisteri)

SHKËNDIJA: Gaye, Murati (Trumçi 63’), Fetai, Ajeti, Webster, Alhassan (Zejnullai 46’), Krasniqi (Ndezngue 63’), Ramadani, Tamba (Spahiu 63’), Latifi, Ibraimi (c) (Islami 79’).

Trajner: Jeton Beqiri

PELISTERI: Jovçevski, Ivanovski, Zdravkoviq, Grozdanoski (Petkovski 83’), Petroviq (Boshkovski 69’), Spirovski (c) (Kerim 69’), Kërstevski (Angelevski 69’), Srbjanac, Risteski, Milojeviq, Petroviq (Bulatoviq 69’).

Trajner: Milan Stojanoski

Share
go top