FC Shkëndija – FC Dynamo Kyiv 2:3

Friendly
FC Shkëndija
  • Dyachuk (OG) 68'
  • F.Ramadani 87'
2:3
February 6, 2025, AntalyaFull Time
FC Dynamo Kyiv
  • Yarmolenko 38'
  • Vanat 78'
  • Vanat 85'
February 6, 2025, AntalyaFull Time

Shkëndija ka përfunduar fazën përgatitore në Antalia me një duel të nivelit të lartë kundër gjigantit ukrainas Dynamo Kyiv, një ndeshje e fortë dhe dinamike që përfundoi me rezultat 3:2 në favor të kundërshtarit.


Një test serioz për kuqezinjtë, ku përballë kishin një ekip me përvojë dhe cilësi të lartë. Dinamo e nisi takimin me dominim të lehtë, duke mbajtur më shumë topin dhe duke krijuar presion, ndërsa Shkëndija u mbrojt mirë dhe kërkoi rastet e saj përmes kundërsulmeve.


Skuadra ukrainase nisi më mirë, duke rrezikuar disa herë me anë të goditjeve të Brazhko (3’, 16’) dhe Yarmolenko (11’), por portieri Amzai ishte i sigurt në disa situata. Shkëndija iu afrua golit në minutën e 19-të, kur Cake dhe Ibraimi kombinuan bukur, por gjuajtja e numrit 7 u bllokua.


Megjithatë, epërsia e Dinamos erdhi në minutën e 38’, kur Andriy Yarmolenko, ylli i ekipit ukrainas, gjeti hapësirë dhe realizoi një gol të bukur për 0:1. Në fund të pjesës së parë, kuqezinjtë patën dy raste të mira, fillimisht një pretendim për penallti pas një prekjeje me dorë nga mbrojtësi i Dynamo Kyiv kur ndali goditjen e Latifit dhe më pas një gjuajtje e Alhassan, që për pak sa nuk u ndal në rrjetë.


Në pjesën e dytë, Shkëndija u shfaq më sulmuese dhe disa zëvendësime sollën freski në lojë. Shala ishte i rrezikshëm në minutën e 48-të, kur provoi me të djathtën, ndërsa pak më vonë Ibraimi u ndal nga mbrojtja në momentin e fundit.


Barazimi erdhi në minutën e 68’, kur Shala depërtoi në krah dhe harkoi fort në zonë, duke shkaktuar një autogol të Dyachuk, që me kokë e dërgoi topin në rrjetën e gabuar për 1:1.


Minutat e mëvonshme ishin të ekuilibruara, por Dynamo bëri dallimin brenda një periudhe të shkurtër. Vanat shënoi dy herë, fillimisht në minutën e 78’ dhe më pas në të 84’, për ta çuar rezultatin në 1:3.


Shkëndija nuk u dorëzua dhe në minutën e 87’, pas një presioni të mirë në sulm, Florent Ramadani përfitoi nga një gabim i mbrojtjes ukrainase dhe realizoi për 2:3, duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj miqësoreje të fortë.


Ky ishte një test i rëndësishëm për Shkëndijën, që tregoi organizim të mirë dhe elemente pozitive përpara rifillimit të kampionatit. Skuadra do të kthehet në Tetovë të shtunën, ku do të vazhdojë përgatitjet deri në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, më 16 shkurt kundër Vardarit në Shkup.


SHKËNDIJA – DYNAMO KIYV 2:3 (0:1)

Kaya Palazzo – Belek (Antalya)

Golashënues: Dyachuk ag. 68’ dhe F. Ramadani 87’ (Shkëndija), ndërsa Yarmolenko 38’, Vanat 78’ dhe 84’ (Dynamo Kyiv)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani, Alhassan, Qaka, R. Ramadani, Shala, Latifi, Ibraimi (c).

Luajtën edhe: Kërstevski, F. Ramadani, Ademi, Jankov, Tamba, Jakupi. 

Share
go top