FC Shkëndija – FC Arsimi 0:0

Macedonian First League
FC Shkëndija
0:0
August 24, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Arsimi
August 24, 2025, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Barazojmë pa gola në duelin e xhiros së tretë me Arsimin e Çegranit, në një ndeshje që pjesën e dytë prodhoi raste për dy palët, por rrjetet mbetën të paprekura. 

  • Shkëndija barazon 0:0 me Arsimin e Çegranit në duelin e xhiros së tretë
  • Trajneri Beqiri në këtë përballje në fushë vendosi një formacion të kombinuar 
  • Nga fillimi debutoi Atdhe Mazari, derisa mungonin Qaka, Ademi e Tamba
  • Pjesa e parë nuk prodhoi shumë shanse, derisa në vazhdim u kanosën dy taboret
  • Mazari humbi mundësi të 100%, derisa parabola e Zejnullait u ndal në shtyllë
  • Arsimi kërcënoi rrezikshëm me Petroviçin, një herë shpëtoi Gaye, tjetra u ndal në traversë

Pas dy fitoreve të para në kampionat, Shkëndija ndalet me barazim 0:0 nga Arsimi i Çegranit në duelin e xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me lodhje nga orari i ngjeshur dhe disa mungesa shkaku i dëmtimeve (Ademi, Qaka, Tamba), trajneri Beqiri luajti me formacion të kombinuar dhe pjesa e parë ishte nën nivelin e pritur. Në vazhdim në lojë hynë Alhassan, Zejnullai, Ibraimi, Latifi e R. Ramadani, loja fitoi në intensitet, mirëpo shanset  e krijuara mbetën pa realizuar (Mazari e Zejnullai kishin mundësitë më të mira), derisa loja ofenzive linte hapsira mbrapa ku fatmirësisht Petroviç nuk arriti të na ndshkonte (super intervenim i Gayes shpëtoi kanosjen e parë, derisa e dyta u ndal në traversë). Në fund rezultati mbeti 0:0 dhe dy ekipet ndanë nga një pikë. 

Ndeshja e radhës

Ludogorets-Shkëndija

Razgrad | 28 gusht 2025 | 19:30

SHKËNDIJA-ARSIMI 0:0 

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Benjamin Qerimi (Shkup)

Golashënues: /

SHKËNDIJA: Gajé, Murati, Meliqi, Cake (c), Ajeti, Nuhija (Alhassan 46’), F. Ramadani (Latifi 61), Jakupi (Zejnullai 46’), Krasniqi (Ibraimi 61’), Kërstevski, Mazari (R. Ramadani 81’).

Trajner: Jeton Beqiri

ARSIMI: Islami (c), Avduli, Drljeviç, Ignatov (Petroviç 64’), Taipi (Asani 72’), Gafuri, Dardhishta, Olatunbosun (Huriç 55’), Velija (Ajdini 64’), Beluli (Jahiji 55’), Besagiç.

Trajner: Vildan Saliu

Share
go top