FC Shkëndija – FC Arsimi 1:0

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Ibraimi 18'
1:0
March 15, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC Arsimi
March 15, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time

Një super gol i Besart Ibraimit na jep fitoren e 17-të sezonale për vazhdim të garës për titullin kampion. 

  • Shkëndija mund 1:0 Arsimin e Çegranjt në duelin e xhiros së 23-të në LPFMV
  • Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të 1 vjetorit të tragjedisë së Koçanit

 

  • Besart Ibraimi prodhoj një kryevepër në minutën e 18-të për fitore të kuqezinjëve
  • Shkëndija dominoi takimin, por nuk arriti të sillte golin e dytë të përballjes 
  • Pas barazimit të javës së shkuar, ekipi kthehet në rrugën e fitores
  • Ky ishte triumfi i 17-të e këtij sezoni, me kuqezinjtë që vazhdojnë garën për titull

KF Shkëndija merr fitore 1:0 ndaj Arsimit të Çegranit në një ndeshje ku kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan disa raste të mira shënimi. Në një ndeshje që nisi me një minutë heshtje në nder të 1 vjetorit të viktimave në tragjedinë e Koçanit, goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 18-të, kur Besart Ibraimi realizoi një supergoditje nga jashtë zonës për epërsinë e skuadrës tonë. Shkëndija vazhdoi të kërkojë golin e dytë gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste të rrezikshme. Në pjesën e parë, pas një goditjeje nga këndi, Webster ishte shumë pranë golit direkt nga korneri, por shpëtoi portieri Islami. 

Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë ishin më këmbëngulës në sulm. Zejnullai shkoi pranë golit kur goditi fuqishëm, por gëzimin i’a mohoi korniza e portës, ndërsa pak më vonë Spahiu dhe Krasniqi u ndalën nga portieri kundërshtar Islami. Në një aksion shumë të bukur në minutën e 58-të Ibraimi kaloi edhe portierin, por mbrojtësi Xhemaili largoi topin nga vija e portës. Në minutat e fundit Shkëndija vazhdoi presionin me tentime nga Tamba, Zejnullai dhe Trumçi, por portieri Islami reagoi mirë duke mbajtur rezultatin minimal deri në fund.  Në anën tjetër, tentimi i vetëm serioz i mysafirëve erdhi në minutën e 75-të, kur goditjen e Huriçit e priti sigurt portieri Gaye.

Në fund, Shkëndija arkëtoi tre pikë të merituara dhe vazhdon garën për titullin kampion.

Ndeshja e radhës

Struga T&L – Shkëndija

Strugë | 18 mars 2026 | 14:30

SHKËNDIJA-ARSIMI 1:0 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Gjyqtar: Done Ristovski (Gjevgjeli)

Golashënues: Ibraimi 18’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Islami, Meliqi, Webster, Ramadani, Spahiu (Tamba 65’), Zejnullai, Krasniqi (Alhassan 81’), Ibraimi (c) (Kërstevski 90’+3), Ndzengue (Latifi 65’). 

Trajner: Jeton Beqiri

ARSIMI: Islami, Xhemaili, Avduli (Mustafa 38’), Markel, Selmani (Ramadani 66’), Gafuri (c) (Huriç 66’), Abdulla, Jusufi (Aliti 77’), Dardhishta, Sikiru, Velija (Fahad 77’).

Trajner: Veldan Saliu

Share
go top