FC Shkëndija – FC AP Brera 2:1

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Ibraimi 9'
  • Ibraimi 61'
2:1
March 31, 2025, TetovëFull Time
FC AP Brera
  • Ndzengue 55' (P)
March 31, 2025, TetovëFull Time

Shkëndija mposht Brerën me dy golat e Ibraimit dhe asistet e Alhassanit. Ndeshja nisi me 1 minutë heshtje për nder të 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit. 

SHKËNDIJA-AP BRERA 2:1 (1:0)

Stadiumi i qyteti në Tetovë

Golashënues: Ibraimi 9’ dhe 61’ (Shkëndija), ndërsa Ndzengue 55’ (AP Brera)
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Shkup)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani (Webster 64’), Qaka, Alhassan (F. Ramadani 57’), R. Ramadani, Kërstevski (Nuhija 64’), Latifi (Tamba 64’), Ibraimi (c)(Meliqi 90’+4).

Trajner: Jeton Beqiri

AP BRERA: Vrgov, Velkov (c),  Naumçeski (Bilbija 89’), Kagimu, Ndzegue (Jankuloski 89’), Andonov, Ivanovski (Stojilevski 77’), Trawally (Ristovski 70’), Olaosebikan, Antoski, Drame (Mitchel 77’).
Trajner: Shefki Arifovski 

Ndeshja në Tetovë nisi me një minutë heshtje në nder të 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit, ndërsa në fushë, Shkëndija siguroi fitoren e 15-të sezonale duke mposhtur AP Brerën me rezultat 2:1. Besart Ibraimi ishte protagonist absolut me dy gola (9’ dhe 61’), të dy pas asistimeve perfekte të Ibrahim Alhassanit.

Shkëndija e nisi ndeshjen e orientuar në sulm dhe në aksionin e parë serioz gjeti epërsinë. Pas harkimit nga këndi dhe tentativës së Adilit, Alhassan ekzekutoi një roveshatë të bukur, duke e dërguar topin në shtyllën e dytë, ku Ibraimi, pa problem, shënoi për 1:0. Kuqezinjtë vazhduan dominimin, ndërsa Brera mezi kalonte në gjysmëfushën e Shkëndijës. Mundësitë për të dyfishuar epërsinë nuk munguan, por Ibraimi, Kërstevski dhe Latifi nuk arritën të shënojnë. Në fundin e pjesës së parë, miqtë tentuan me Andonovin dhe Drame, por portieri Amzai reagoi me siguri.

Fillimi i pjesës së dytë solli një rast të mirë për Latifin, ndërsa në anën tjetër, një situatë e dyshimtë në zonë solli penalti për Brerën. Ndzengue u tregua i saktë nga pika e bardhë (55’) dhe barazoi shifrat në 1:1. Ky gol provokoi një reagim të shpejtë të Shkëndijës, e cila rriti intensitetin dhe dy minuta më vonë rrezikoi me Latifin, por gjuajtja e tij kaloi ngjitur me shtyllën. Minuta e 61-të solli golin e fitores. Një tjetër asist spektakolar nga Alhassan, me një diagonale të gjatë, gjeti Ibraimin të lirë në zonë, i cili me qetësinë e një “vrasësi serik” realizoi për 2:1, duke shënuar golin e tij të 13-të sezonal.

Trajneri Beqiri reagoi menjëherë me tre zëvendësime dhe më vonë edhe dy të tjera, duke futur në lojë Fabricio Tamban, i cili solli freski me depërtimet dhe asistet e tij. Ai tentoi personalisht tre herë, por një herë traversa, një herë portieri kundërshtar dhe një goditje jo e saktë e privuan nga goli. Pavarësisht rasteve të shumta për ta thelluar rezultatin, 2:1 u mjaftoi kuqezinjve për të siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull.

Ndeshja e radhës

Fundjavën e ardhshme jemi mysafirë të Tikveshit në Kavadar. 

Tikveshi-Shkëndija 06.04.2025

Share
go top