FC AP Brera
January 15, 2026, ShkupFull Time
FC Shkëndija- Mazari 11'
- Ibraimi 61' 82'
January 15, 2026, ShkupFull TimeMazari dhe dy herë Ibraimi realizojnë në testin e kuqezinjëve sot përballë AP Brera në Shkup. Skuadra të shtunën udhëton drejt Turqisë për fazën kryesore të përgatitjeve.
Shkëndija ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese të vitit 2026, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0 ndaj AP Brera-s, në terrenin e kompleksit të FFM-së në Shkup. Në një ndeshje ku lojtarët ndjenin lodhjen e fazës intensive dhe ngarkesave fizike, trajneri Beqiri shans për të luajtur ju dha të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion (Trumçi ka shqetësim fizik, ndërsa Alhassan është bashkuar me vonesë në fazën përgatitore. Ndërkohë Ronaldo Webster do të mungojë në ditët e para të fazës përgatitore të KF Shkëndija, pasi ka marrë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Xhamajkës për grumbullim dhe ndeshje miqësore. Webster do të jetë në dispozicion të kombëtares së tij për periudhën 6–19 janar, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Botëror, përfshirë edhe duelin miqësor ndaj Grenadës.)
Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 12-të, kur Ademi vodhi një top në para zonës kundërshtare dhe asistoi për Mazarin, i cili realizoi me saktësi për 1:0. Në pjesën e dytë, Shkëndija vazhdoi me dominim, ndërsa në minutën e 61-të ishte Ibraimi ai që dyfishoi rezultatin, pasi Ndezngue goditi traversën nga afërsia pas asistit të bukur të Tamba-s. Shkëndija dominoi ndeshjen dhe rezultati u vulos në minutën e 82-të, kur pas një topi vertikal, Ibraimi tregoi qetësi para portës duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin.
Një paraqitje pozitive për Shkëndijën në testin e parë kontrollues, derisa pas të premtes së lirë, të shtunën ekipi udhëton drejt Antalias së Turqisë ku deri më 1 shkurt do të zhvillojmë fazën kryesore të përgatitjeve.
AP BRERA-SHKËNDIJA 0:3 (0:1)
Stadiumi te kompleksi i FFM-së në Shkup
Golashënues: Mazari 12’, Ibraimi 61’ dhe 82’ (Shkëndija).
SHKËNDIJA: Gaye, Murati, Ceka, Meliqi, Ajeti, Islami, Mazari, Jakupi, F. Ramadani (c), Spahiu, Ademi.
Luajtën edhe: Ramani, Fetai, Zejnualli, Latifi, Ibraimi, Krasniqi, Tamba, Ndzengue, Amzai dhe Isa.
Trajner: Jeton Beqiri

