FC Shkëndija- Tamba 52'
- Ndzengue 68'
May 15, 2026, Tetovë / Stadiumi i qytetitFull Time
FC AP Brera- Velkovski 81'
May 15, 2026, Tetovë / Stadiumi i qytetitFull TimeNë ndeshjen e 53 zyrtare të sezonit 2025/26 marrim fitoren e 23 kampionale, mirëpo gara për titull merr fund pasi rivali ynë fiton në Strugë.
- Shkëndija fiton 2:1 me AP Brerën në duelin e xhiros së 32-të në LPFMV
- Kuqezinjtë avansuan 2:0 me golat e Tambës (52’) dhe Ndzengues (68’)
- AP Brera shënoi golin e vetëm me Velkoskin nga penaltia 9-të minuta para fundit
- Gara për titull merr fund, pasi Vardari doli me tre pikë nga dueli me Strugën
KF Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 ndaj AP Brera nga Strumica në duelin e javës së 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, pavarësisht triumfit të 23-të sezonal, kuqezinjtë humbën matematikisht garën për titullin kampion, pasi rivali direkt Vardari mori tre pikë në transfertën ndaj Strugës.
Shkëndija e nisi ndeshjen më mirë dhe krijoi disa raste të mira me Trumçin dhe Krasniqin, ndërsa te mysafirët u kanos Petroviç, por pa arritur të ndryshojë rezultatin. Deri në fund të pjesës së parë kuqezinjtë kishin edhe tri mundësi të tjera të mira me sulmuesin Ndzengue, por rrjetat mbetën të paprekura.
Në fraksionin e dytë, tanët u hodhën edhe më shumë në sulm. Në minutën e 49-të, goditja e Krasniqit u largua nga vija fatale, ndërsa vetëm pak minuta më vonë erdhi shpërblimi. Në minutën e 52-të, Fabrice Tamba realizoi për epërsinë 1:0. Mysafirët mund të barazonin në minutën e 63-të, por Petroviç, i vetëm përballë portës, goditi mbi traversë. Dënimi erdhi pesë minuta më vonë, kur Fahd Ndzengue shënoi për 2:0 dhe i dha qetësi skuadrës tonë.
Brera arriti të ngushtojë shifrat në minutën e 81-të me Velkovskin nga pika e bardhë për 2:1, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi.
Shkëndija kështu regjistroi një tjetër fitore sezonale, që në fund mbetet vetëm për statistikë, pasi një javë para fundit mbyllet edhe gara për titullin kampion.
Ndeshja e radhës
Sileksi-Shkëndija
Shkup | 20 maj 2026 | 20:00
SHKËNDIJA-AP BRERA 2:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Bobi Veliçkov (Veles)
Golashënues: Tamba 52’ dhe Ndzengue 68’ (Shkëndija), ndërsa Velkoski 81’ (AP Brera).
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Islami (Ceka 77’), Meliqi, Ajeti, Zejnullai (c), Alhassan (Fetai 46’), Kërstevski, Krasniqi (Spahiu 72’), Latifi (Tamba 46’), Ndzengue (Mazari 72’),
Trajner: Jeton Beqiri
AP BRERA: Dikovski, Velkov, Petroviq, Todorov (Tançev 84’), Veliçkovski (Taleski 76’), Stojanov (Shiriq 90’+4), Lukoviç, Velkoski, Stojilevski (Varsama 75’), Antovski (c), Velkov.
Trajner: Shefki Arifovski

