FC Shkëndija- Krasniqi 33'
March 9, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull Time
FC AP Brera- Velkoski 90+5
March 9, 2026, Tetovë / Ecolog ArenaFull TimeKuqezinjtë ishin pranë fitores së radhës në kampionat, duke avansuar 1:0 ndaj Brerës në një ndeshje ku nga minuta e 10-të luajtëm me 10 lojtarë. Brera barazoi në sekondat e fundit.
- Shkëndija barazon 1:1 me AP Brera në duelin e xhiros së 22-të në LPFMV
- Kuqezinjtë me 10 lojtarë avansuan në minutën e 33-të me golin e Krasniqit
- Imran Fetai në minutën e 10-të doli me karton të kuq pas startit si lojtar i fundit
- Kuqezinjtë menaxhuan ndeshjen me një lojtar më pak deri në sekondat e fundit
- Viktor Velkoski në minutën e 95-të shënoi golin e barazimit për AP Brera.
Shkëndija ndalet në fund, Brera barazon në sekondat e fundit. Kuqezinjtë nuk arritën ta ruajnë epërsinë deri në fund, duke barazuar 1:1 ndaj Brerës në një ndeshje ku kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores.
Takimi nisi me një moment të diskutueshëm në minutën e 10-të, kur Fetai u përfshi në një duel me një lojtar kundërshtar. Fillimisht aksioni u ndal për pozitë jashtë loje, por pas rishikimit në VAR u akordua ndërhyrje e palejuar, me gjyqtarin që i tregoi karton të kuq Fetait.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Shkëndija krijoi disa raste të mira shënimi, pasi paraprakisht mysafirët kishin dy kanosje. Fillimisht, Antovski provoi nga goditja e lirë në minutën e 18-të, por pa rrezikuar seriozisht portën e Gayes. Pak minuta më vonë, Mihailov goditi fuqishëm, ndërsa portieri Gaye reagoi në mënyrë spektakolare duke devijuar topin në shtyllë, me Ramadanin që më pas largoi rrezikun.
Epërsia e kuqezinjve erdhi në minutën e 33-të, kur Ibraimi asistoi bukur në zonë për Krasniqin, i cili realizoi një gol shumë të bukur për 1:0. Menjëherë pas kësaj, Ibraimi provoi edhe vetë me një goditje të fortë që kaloi pranë portës.
Në pjesën e dytë Shkëndija menaxhoi lojën dhe ishte pranë golit të dytë në minutën e 82-të, kur Tamba bëri një lëvizje të bukur dhe goditi drejt portës, por portieri Dikovski arriti të presë.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitore për kuqezinjtë, në minutën e pestë shtesë Brera arriti të barazojë rezultatin në 1:1 me golin e Velkoskit.
SHKËNDIJA-AP BRERA 1:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Fatmir Bafto (Shkup)
Golashënues: Krasniqi 33’ (Shkëndija), ndërsa Velkoski 90’+5 (AP Brera).
Karton i kuq: Fetai 16’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Ajeti, Ramadani, Zejnullai, Spahiu (Tamba 66’ (Murati 90’+4)), Krasniqi (Alhassan 77’), Latifi (Islami 76’), Ibraimi (c) (Ndzengue 66’).
Trajner: Jeton Beqiri
AP BRERA: Dikovski, Petroviq (Varsama 75’), Todorov (Stojanov 46’), Lukoviç, Mihailov, Velkoski, Stojilevski (Veliçkovski 59’), Doshev (Ivanovski 59’), Antovski (c), Arizanoski, Makiç (Taleski 75’).
Trajner: Shefki Arifovski

