FC Shkëndija- Krstevski 86'
July 16, 2026, Todor Proeski ArenaFull Time
FC Europa
July 16, 2026, Todor Proeski ArenaFull TimeKuqezinjtë mposhtën 1:0 Europa FC dhe me rezultat të përgjithshëm 6:0 vazhdojnë rrugëtimin në UEFA Conference League.
- Shkëndija me fitore konfirmon kualifikimin në raundin e dytë
- Golin e vetëm të takimit e shënoi Vane Kërstevski në minutën e 86-të
- Në xhiron e ardhshme luajmë me NK Bravo nga Sllovenia
Shkëndija ka siguruar me meritë kualifikimin në raundin e dytë eliminator të UEFA Conference League, pasi pas fitores 5:0 në Gjibraltar, triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat minimal 1:0 ndaj Europa FC.
Ndeshja u zhvillua nën kontrollin e plotë të skuadrës sonë, ndërsa rasti më i mirë erdhi në minutën e 66-të, kur Arbin Zejnullai goditi traversën. Goli i fitores u realizua në minutën e 86-të, kur Vane Kërstevski, pas një aksioni individual, depërtoi në zonë dhe me një goditje të saktë mposhti portierin kundërshtar për të vulosur edhe fitoren e dytë ndaj ekipit nga Gjibraltari.
Me rezultat të përgjithshëm 6:0, Shkëndija avancon në raundin e dytë eliminator, ku do të përballet me skuadrën sllovene Bravo.
Ndeshja e radhës
NK Bravo-Shkëndija
Lubljanë | 23 korrik 2026 | 20:45
SHKËNDIJA – EUROPA FC 1:0 (0:0)
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Arbitër: Anton Lashuk (Bjellorusi)
Golashënues: Kërstevski 86’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Islami (Ceka 89’’), Dimovski, Rafa, Zejnullai (c) (Ramadani 86’), Krasniqi, Kryeziu (Isa 71’), Tamba (Kërstevski 71’), Ndezngue (Ibraimi 71’).
Trajner: Artim Pollozhani
EUROPA FC: Lopez, Vicente, Quintana, Landu (Vigolo 72’), Mouelhi (c), Bautista, Heredia (Caballero 60’), Drammeh, Fernandez (Yeo 90’+2), Ruiz (Labra 72’), Di Piedi (Carmona 60’).
Trajner: Michele Di Piedi

