FC Rabotniçki
September 24, 2025, ShkupFull Time
FC Shkëndija- Tamba 74'
September 24, 2025, ShkupFull TimeMe golin e vetëm të Tambës (67’) Shkëndija merr tre pikë nga dueli me Rabotniçkin në Shkup, në takimin e mbetur të xhiros së katërt në LPFMV.
- Kuqezinjtë fitojnë 1:0 Rabotniçkin në Shkup në duelin e mbetur të xhiros së 4
- Pjesa e parë nuk solli futboll të pëlqyeshëm dhe rastet për gol ishin të pakta
- Fabrice Tamba (67’) me asist të Mazarit shënoi golin e vetëm të përballjes
- 6 minuta zgjati kontrolli i golit nga dhoma e VAR-it, në fund konfirmohet epërsia
- Portieri Gaye sërish ishte vendimtar me disa super pritje që ruajtën epërsinë
- Me këtë fitore afrohemi në vetëm dy pikë pranë kreut të renditjes tabelare
Shkëndija kthehet me fitore nga ndeshja e mbetur e javës së 4-t në LPFMV, duke mposhtur Rabotniçkin në kompleksin e FFM-së me rezultat minimal 0:1. Kuqezinjtë krijuan pak raste gjatë pjesës së parë, më të dalluarat me Alhassanin që provoi me goditje të fortë jashtë zonës dhe Fetain që rrezikoi me kokë pas një gjuajtjeje të lirë.
Pjesa e dytë solli epërsinë për Shkëndijën kur Mazari asistoi për Tambën, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 67-të. Goli u verifikua nga VAR pas një ndërprerjeje të gjatë, por në fund u konfirmua për epërsi kuqezi. Në minutat e fundit, Rabotniçki pati rast të artë për barazim, por portieri Gaye reagoi mrekullisht duke ruajtur rezultatin dhe fitoren e rëndësishme për Shkëndijën.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Sileksi
Tetovë | 28 shtator 2025 | 15:00
RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 0:1 (0:0)
Stadiumi në kompleksin e FFM-së në Shkup
Gjyqtar: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Golashënues: Tamba 67’ (Shkëndija)
RABOTNIÇKI: Jakimov, Asani (Veliq 70’), Angelov, Mecinoviq, Adem (c), Dalei (Karilho 57’), Nikolovski (Kadriu 57’), Ngu (Trajkov 70’), Dimitrievski, Velkoski, Elezi (Imeri 57’).
Trajner: Boban Babunski
SHKËNDIJA: Gajé, Murati (Trumçi 90’+4), Fetai, Meliqi, Webster, Qaka (c) (Zejnullai 79’), Alhassan, Tamba (Spahiu 78’) Krasniqi, Kërstevski (Mazari 46’), Ademi (Latifi 46’).
Trajner: Jeton Beqiri

