FC Rabotniçki – FC Shkëndija 0:3

Macedonian First League
FC Rabotniçki
0:3
April 8, 2026, ShkupFull Time
FC Shkëndija
  • Krasniqi 8' 71'
  • Tamba 37'
April 8, 2026, ShkupFull Time

Endrit Krasniqi me dy gola dhe një realizim i Tambës na japin fitore bindëse në transfertën me Rabotniçkin. 

  • Fitore bindëse e kuqezinjëve në Shkup, 3:0 në fushën e FFM-së ndaj Rabotniçkit
  • Ekipi sjell super reagim pas humbjes të së shtunës nga Pelisteri në Tetovë
  • Endrit Krasniqi ishte njeriu i takimit me dy gola të realizuar në minuta 7 dhe 71
  • Tamba shënoi gol (37’), derisa ishte asistues i dy golave të Krasniqit
  • Vendasit kishin vetëm një mundësi serioze në minutën e 48-të, por Gaye mbyll portën
  • Shkëndija tashmë ka 61 pikë dhe ndajmë pozitën e parë me Vardarin që luan sonte me Pelisterin 

Kuqezinjtë marrin fitore bindëse në transfertë, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke konkretizuar rastet në momentet kyçe. Shkëndija nisi mirë ndeshjen dhe avansuam që në minutën e 7-të, kur pas një aksioni të ndërtuar mirë nga Webster, Tamba shërbeu në zonë për Krasniqin, i cili në tentativën e dytë dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Tanët vazhduan të kërkojë golin e dytë dhe ishim pranë tij me Latifin nga goditja e lirë, por topi përfundoi pak mbi portë. Pak më vonë (37’), epërsia u dyfishua, Latifi asistoi bukur për Tambën, i cili realizoi për 0:2 dhe i dha qetësi skuadrës para pushimit.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan të reagojnë dhe rrezikuan me Mehmedin, që doli i vetëm përballë portierit Gaye, por nuk arriti të konkretizojë pasi portieri ynë mbuloi mirë portën. Shkëndija u përgjigj sërish me Latifin, i cili provoi me një goditje spektakolare “roveshatë”, por topi përfundoi pak mbi traversë. Goli i tretë erdhi si rezultat i një tjetër kombinimi të bukur, ku Tamba asistoi për Krasniqin që shënoi për herë të dytë personale në këtë ndeshje dhe vulosi rezultatin 0:3. Deri në fund, Shkëndija menaxhoi lojën, ndërsa patëm edhe një tentativë me Kërstevski  që u ndal nga Ondoa, si dhe një goditje të Jakupit mbi portë pas asistit të Websterit. 

Një paraqitje serioze dhe efikase e kuqezinjve, që konfirmojnë formën e mirë dhe vazhdojnë me besim në vazhdim të kampionatit.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Shkupi 

Tetovë | 13 prill 2026 | 15:30

RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 0:3 (0:2)

Stadiumi: Kompleksi i FFM-së në Shkup

Gjyqtar: Igor Stojçevski (Shkup)

Golashënues: Krasniqi 7’ e 71’, dhe Tamba 37’ (Shkëndija)

RABOTNIÇKI: Ebogo, Belica, Shelden, Angelov, Talakov (Zhaku 76’), Muharem (Hoxha 60’), Pejoviq (Mehmed 46’), Merxhani, Demiri (c) (Manojlov 76’), Popzllatanov, Koffi (Nikollovski 60’). 

Trajner: Muarem Muarem

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai (Ajeti 82’), Meliqi, Webster, Islami, Zejnullai (c), Tamba (Mazari 77’), Krasniqi (Kërstevski 76’), Latifi (Jakupi 81’), Ndezngue (Ibraimi 67’).

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top