FC Pelister
October 6, 2025, ManastirFull Time
FC Shkëndija
October 6, 2025, ManastirFull TimeNdahemi me barazim pa gola në transfertën me Pelisterin në Manastir, në duelin e xhiros së 9-të të LPFMV.
- Kuqezinjtë barazojnë 0:0 me Pelisterin në duelin xhiros së 9-të në LPFMV
- Ky rezultat nuk është ai që dëshiruam nga kjo transfertë ku synonim 3 pikët
- Spahiu, Zejnullai, Tamba, Ademi e Trumçi humbën mundësi të mira shënimi
- Në dy situata pretenduam penalti, mirëpo arbitri Bafto mendonte ndryshe
Kuqezinjtë zhvilluan një përballje jo në lartësinë e duhur në transfertën me ekipin modest të Pelisterit, ku përkundër disa rasteve të pastra shënimi, ndeshja përfundoi pa gola. Shkëndija kishte iniciativën që në fillim, por pa mundësi më të theksuara për gol. Spahiu u kanos me goditje nga distanca në minutat e para, ndërsa Zejnullai dhe Florent Ramadani provuan pa sukses me goditje nga distanca.
Në pjesën e dytë, portieri Amzai u dallua me një pritje vendimtare duke mbajtur pa ndryshuar rezultatin, ndërsa në fund të ndeshjes Tamba dhe Ademi patën mundësi të mira për gol, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë. Trumçi kishte tentativën e fundit, që shkoi jashta portës.
Në fund, Shkëndija largohet me një pikë nga një ndeshje që duhej fituar.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Tikveshi
Tetovë | 15 tetor 2025 | 14:30
PELISTERI-SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi “Petar Milloshevski” në Manastir
Gjyqtar: Fatmir Bafto (Ohër)
Golashënues: /
PELISTERI: Jovçevski, Zdravkoviq, Grozdanoski, Spirovski (c), Ristovski (Todorovski 90’+), Stojanovski, Krstevski, Beliq, Bullatoviq (Ristiq 36’ (Ivanovski 82’), Mrmaçovski, Mileknovski.
Trajner: Dimitar Kapinkovski
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Belica, Alhassan (Ademi 77’), F. Ramadani (c) (Krasniqi 46’),Webster, Zejnullai, Kërstevski (Latifi 59’), Mazari (Ibraimi 46’), Meliqi, Spahiu (Tamba 59’).
Trajner: Jeton Beqiri

