FC Besa – FC Shkëndija 2:3

Macedonian First League
FC Besa Dobërdoll
  • Selmani 12'
  • Selmani 65'
2:3
April 19, 2025, GostivarFull Time
FC Shkëndija
  • Ibraimi (P) 23'
  • Tamba 37'
  • Merxhani 79'
April 19, 2025, GostivarFull Time

Kuqezinjtë triumfojnë në Gostivar 3:2 ndaj Besës në një ndeshje dramatike me golat e Ibraimit, Tambës dhe Merxhanit. Selmani shënoi dy herë për vendasit. 


BESA – SHKËNDIJA 2:3 (1:2)

Stadiumi i qytetit në Gostivar 

Golashënues: Selmani 13’ dhe 65’ (Besa), ndërsa Ibraimi pen. 23’, Tamba 37’ dhe Merxhani 80’ (Shkëndija)
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Shkup)

BESA: Zahov, Lamallari, Alimi (c), Shefiti, Selmani (Tairi 87’), Stojanovski (Esati 73’), Fetai, Neziri, Rakipi, Siljanovski (Kanda 87’), Gavriq (Rexhepi 87’).
Trajner: Gorazd Mihajlov

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Meliqi, Cake, Merxhani, Qaka (F. Ramadani 59’), Alhassan (Kërstevski 75’), R. Ramadani, Tamba (Ademi 75’), Latifi (Shala 75’), Ibraimi (c) (Webster 84’).

Trajner: Jeton Beqiri


Shkëndija ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme në përballjen e vlefshme për javën e 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur në Gostivar skuadrën vendase të Besës së Dobërdollit me rezultat 3:2.


Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe në minutën e 13-të kaluan në epërsi me anë të Remzifaik Selmanit, i cili shfrytëzoi një dalje përballë portës për të realizuar për 1:0. Megjithatë, kuqezinjtë reaguan fuqishëm dhe përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë.


Fillimisht, Qaka fitoi penalti pasi u ndal me faull brenda zonës, ndërsa Besart Ibraimi realizoi me qetësi për të barazuar në 1:1 dhe për të shënuar golin e tij të 15-të këtë sezon. Në minutën e 37-të, Alhassan realizoi një super asist me një top diagonal në zonë, që u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga Tamba, i cili shënoi për 2:1 duke kaluar Shkëndijën në epërsi.


Pjesa e dytë nisi me një rast të rrezikshëm për vendasit, por Merxhani bllokoi në kohë Selmanin. Në anën tjetër, Ibraimi dhe R. Ramadani provuan pa sukses të gjejnë golin e tretë. Në minutën e 65-të, pas një gjuajtjeje të lirë të ekzekutuar bukur nga Armend Alimi, Selmani realizoi edhe golin e tij të dytë personal, duke barazuar në 2:2.


Shkëndija nuk u kënaq me barazimin dhe me disa zëvendësime kërkoi fitoren. Besa rrezikoi me tentimin e Alimit, por portieri Amzai reagoi në kohë. Në minutën e 80-të, Besart Ibraimi dhuron një tjetër asist fantastik, këtë herë me një harkim në shtyllën e dytë, ku Merxhani me goditje të saktë realizon për 3:2 dhe siguron tri pikët për kuqezinjtë.


Deri në fund, Shkëndija kishte mundësinë të vuloste rezultatin, por Shala që fitoi penalti, e humbi atë duke goditur skaj portës.


Një fitore me shumë vlerë për kuqezinjtë, të cilët vazhdojnë garën për titullin e kampionit me moral të lartë dhe vendosmëri për të arritur objektivin kryesor të këtij sezoni. 


Ndeshja e radhës

Në mesjavë luajmë në Strugë takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriur.

Struga-Shkëndija 23.04.2025

Share
go top