FC Arsimi- Contreras 45+2' 80'
September 11, 2026, GostivarFull Time
FC Shkëndija- Ibraimi 18'
- Meliqi 30'
September 11, 2026, GostivarFull TimeKuqezinjtë u duk se shkojnë drejt fitores së 6-të sezonale pasi Besart Ibraimi me gol dhe asist për Meliqin na dhanë epërsi 2:0, por në vazhdim lejuam vendasit të barazonin në 2:2.
- Shkëndija ndalet në barazim 2:2 nga Arsimi, pas epërsisë 0:2
- Besart Ibraimi me super gol nga gjuajtja e lirë na dha epërsi 1:0
- Kapiteni më vonë asistoi për Meliqin dhe pamë veten në avantazh 2:0
- Ndzengue humbi shans për 0:3, para se Kontreras të realizonte për 1:2
- Në pjesën e dytë dominuam, por pasi nuk gjetëm golin e 3, vendasit me Kontrerasin morën barazim 2:2
Shkëndija ka barazuar 2:2 në transfertën ndaj Arsimit në Gostivar, duke humbur dy pikë pasi kishte epërsi prej dy golash. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të mirë të ndeshjes dhe krijuan disa raste për ta mbyllur takimin, por në fund u desh të kënaqeshin vetëm me një pikë.
Besart Ibraimi zhbllokoi rezultatin me një goditje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë (18’), ndërsa epërsia u dyfishua (30’) pas një aksioni të nisur nga kapiteni, me Meliqin që shënoi me kokë.
Para pushimit, Arsimi ngushtoi rezultatin përmes Kontrerasit, pasi Ndzengue kishte humbur paraprakisht një mundësi të artë për 0:3.
Në pjesën e dytë, Shkëndija pati sërish raste për të shënuar, por një gabim në zonën e rreptësisë na kushtoi shtrenjtë dhe Kontreras realizoi për 2:2. Kuqezinjtë tentuan deri në fund të rikthejnë epërsinë, por pa arritur të gjejnë golin e fitores, ndaj në fund pikët u ndanë me Arsimin.
Ndeshja e radhës
Shkëndija-Bashkimi
Gostivar ? | 19 shtator 2026 | 15:00 ?
ARSIMI-SHKËNDIJA 2:2 (1:2)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Gjyqtar: Vllatko Ilioski
Golashënues: Kontreras 45’+2 dhe 80’ (Arsimi), ndërsa Ibraimi 18’ dhe Meliqi 30’ (Shkëndija)
ARSIMI: Siljanovski, Xhemaili, Ramadani (c) (Jusufi 63’), Dardhishta, Jakupi (Doshev 77’), Aliti, Kontreras (Mustafa 88’), Mislimi (Zuka 88’), Goni (Olaoesebikan 63’), Iljazi, Gaye.
Trajner: Veldan Saliu
SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Manev, Meliqi, Abdurahmani, Zejnullai, Krasniqi, Ibraimi (c) (Gjorgjievski 68’), Kërstevski, Kryeziu, Ndzengue (Rafa 68’)
Trajner: Artim Pollozhani

