FC Arsimi – FC Shkëndija 3:0

Macedonian First League
FC Arsimi
  • Shefiti 46'
  • Taipi 49'
  • Jahiji 75'
3:0
November 23, 2025, TetovëFull Time
FC Shkëndija
November 23, 2025, TetovëFull Time

Dalim të mundur nga transferta me Arsimin në Gostivar në duelin e xhiros së 14-të në LPFMV. Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën pësuam tre gola. 

  • Shkëndija mundet 3:0 nga Arsimi në duelin xhiros së 14-të në LPFMV 
  • Pjesën e parë kishim mundësi shënimi, mirëpo pa mundur të gjejmë golin
  • Në të dytën nisëm keq me gol të pranuar, në vazhdim pësuam dy tjerë
  • Shefiti, Taipi dhe Jahiji realizuan golat për fitore të Arsimit në Gostivar

Shkëndija nuk arrin të kalojë Arsimin, pasi jemi mundur 3:0 në duelin e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e parë e hapur ishte paralajmërim për tanët kur Shefiti e Taipi u kërcënuan seriozisht, derisa i patëm gjitha mundësitë të kalonim përpara me Latifin në dy raste dhe Ibraimin që humbëm situata të pastërta, duke shkuar në pauzë me rezultatin e fillimit 0:0. 

Huqjet na u hakmorën në vazhdim kur me të filluar e dyta, Shefiti (46’) shënon për avantazh 1:0 të Arsimit, derisa pak më vonë (49’) Taipi dyfishon rezultatin me goditje të saktë. Shkëndija nuk arriti të reagojë pavarësisht ndryshimeve në formacion, derisa vendasit shtuan golin e tretë me Jahijin (75’) duke mbyllur historinë e kësaj ndeshjeje. 

Ndeshja e radhës

Drita-Shkëndija

Prishtinë | 27 nëntor 2025 | 21:00

ARSIMI-SHKËNDIJA 3:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Gostivar

Gjyqtar: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

Golashënues: Shefiti 46’, Taipi 49’ dhe Jahiji 75’ (Arsimi) 

ARSIMI: Islami, Avduli, Cuculi, Taipi (Sikiru 60’), Gafuri (c) (Beluli 69’), Ramadani (Asani 69’), Dardhishta, Velija, Jahiji (Ajdini 82’), Besagiç, Shefiti.

Trajner: Vildan Salihu

SHKËNDIJA: Amzai, Murati, Belica (Ademi 57’), Meliqi, Webster, Qaka (Krasniqi 46’), R. Ramadani, Zejnullai (Alhassan 68’), Mazari (Spahiu 46’), Latifi (F. Ramadani 80’), Ibraimi (c). 

Trajner: Jeton Beqiri

Share
go top