Europa FC – FC Shkëndija 0:5

Conference League
FC Europa
0:5
July 9, 2026, Europa Sports ParkFull Time
FC Shkëndija
  • Ndzengue 28'
  • Tamba 52' 75'
  • Kryeziu 83'
  • Ibraimi 88'
July 9, 2026, Europa Sports ParkFull Time

Kuqezinjtë marrin fitore bindëse në Gjibraltar dhe bëjnë hap gjigand drejt kualifikimit. Ndzengue, dy herë Tamba, Kryeziu e Ibraimi realizojnë golat. 

  • Shkëndija fiton 5:0 në transfertën me Europa FC në Gjibraltar
  • Kuqezinjtë marrin fitoren e 25-të europiane në ndeshjen e 70-të 
  • Ndzengue, dy herë Tamba, Kryeziu e Ibraimi realizojnë golat
  • Renvashi luhet në Shkup të enjten e ardhshme

Shkëndija e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në UEFA Conference League, duke triumfuar bindshëm me rezultat 5:0 ndaj Europa FC në Gjibraltar. Në ndeshjen e 70-të jubilare në Kupat e Evropës, kuqezinjtë regjistruan fitoren e 25-të ndërkombëtare, ndërsa debutimi i trajnerit Artim Pollozhani rezultoi plotësisht i suksesshëm.

Për herë të parë me fanellën kuqezi u paraqitën përforcimet e verës Bojan Dimovski, braziliani Rafa dhe Almir Kryeziu, ndërsa Almir Isa e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 45 minutat e para.

Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 28-të me Ndzenguen, ndërsa në pjesën e dytë Tamba realizoi dy herë (52’, 75’). Debutuesi Almir Kryeziu shënoi golin e tij të parë në minutën e 83-të, ndërsa Besart Ibraimi vulosi fitoren me golin e pestë në minutën e 88-të.

Vendasit rrezikuan në minutën e 61-të, kur Landu goditi traversën e portës së Shkëndijës. Në anën tjetër, edhe Kryeziu u ndal nga traversa në minutën e 77-të me një goditje spektakolare, por pak minuta më vonë gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në fund iu anulua edhe një gol.

Me avantazhin e thellë prej 5:0, ndeshja e kthimit në Tetovë pritet të jetë vetëm formalitet për Shkëndijën në rrugën drejt raundit të ardhshëm të garave evropiane.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Europa FC 

Shkup | 16 korrik 2025 | 20:00

EUROPA FC – SHKËNDIJA 0:5 (0:1)

Stadiumi “Europa Sports Park” në Gjibraltar

Arbitër: Costantinos Fellas (Qipro)

Golashënues: Ndzengue 28’, Tamba 52’ dhe 75’, Kryeziu 83’ dhe Ibraimi 88’ (Shkëndija)

EUROPA FC: Luca, Jones, Admonio, Vales (De Castro 42’), Drammeh, Carmona (Heredia 53’), Fernandez (Di Pidedi 76’), Quintana (c), Landu (Caballero 76’), Vigolo (Lambra 76’), Ruiz.

Trajner: Michele Di Peidi

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Meliqi, Dimovski, Islami (Rafa 46’), Zejnullai (c) (Ramadani 86’), Krasniqi, Kërstevski (Kryeziu 63’), Isa (Tamba 46’), Ndezngue (Ibraimi 76’).

Trajner: Artim Pollozhani

Share
go top