FC Besa Dobërdoll- Alimi 68’
September 7, 2024, GostivarFull Time
FC Shkëndija- Jakupi 31’
- Ibraimi 48’
- F.Ramadani 62’
September 7, 2024, GostivarFull TimeKontrolluese pozitive me Besën
Shkëndija fitoi 3:1 Besën e Dobërdollit në ndeshjen kontrolluese që ngjajti shumë me duelin kampional në start të sezonit.
BESA-SHKËNDIJA 1:3 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Golashënues: Alimi 69’ (Besa), ndërsa Jakupi 32’, Ibraimi pen. 49’ dhe F. Ramadani 63’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Taleski, Trumçi, Cake (c), Adili, Merxhani, Alhassan, F. Ramadani, Ahmedi, Jakupi, Shala, Bamba.
Luajtën edhe: Amzai, Ibraimi, Nuhija, Qaka, Amzai dhe Latifi.
Kuqezinjtë kishin test të suksesshëm ndaj Besës së Dobërdollit në duelin e zhvilluar në Gostivar ku dy ekipet plotësuan orarin e fundjavës së “zbrazët” shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Jakupi në të parën dhe Ibraim e F. Ramadani në të dytën shënuan golat për Shkëndijën, derisa ish-kapiteni ynë Armend Alimi ishte autor i golit të nderit për Besën.
Trajneri Beqiri me disa mungesa në formacion (Ademi, Krstevski, Meliqi dhe R. Ramadani. të grumbulluar me Maqedoninë U21, ndërsa Kocev e Webster të lënduar) në portë titullar vendosi Taleskin, derisa startuan nga fillimi Alhassan dhe Bamba. Shkëndija vendosi dominim që në fillim, derisa moment vendimtar në pjesën e parë ishte goli i Lorik Jakupit në minutën e 32-të.
Me të filluar pjesa e dytë Ahmedi fiton penalti pasi ndalet me faul në zonë, derisa i saktë nga 11 metra B. Ibraimi realizon (49’) për 2:0. Dominimi i kuqezinjëve vijoi edhe më tej dhe si rezultat i qasjes së tillë vjen edhe goli i tretë. Ibraimi vertikalizon saktë për F. Ramadanin i cili me goditje të fortë dhe të saktë çon shifrat në 3:0. Deri në fund reaguan vendasit dhe arritën të shënojnë golin e nderit kur Armend Alimi (69’) plason saktë në rrjetën e Ramanit. Në fund rezultati mbeti 3:1 dhe kuqezinjtë me sukses kalojnë këtë kontrolluese që na plotëson mungesën e ndeshjes kampionale në fundjavë.
