FC Shkëndija- Alhassan 36'
March 2, 2025, TetovëFull Time
FC Tikvesh
March 2, 2025, TetovëFull TimeGoli i parë me fanellën kuqezi për Ibrahim Alhassanin na sjell fitore dhe tre pikë nga dueli me Tikveshin, për të dërguar skuadrën në vendin e parë me 5 pikë para ekipeve ndjekëse.
SHKËNDIJA – TIKVESHI 1:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Alhassan 35’ (Shkëndija)
Karton i kuq: Nuhija 84’ (Shkëndija)
Arbitër: Fatmir Bafto (Ohër)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake, Adili, Merxhani, R. Ramadani, Ibraimi (c) (Ademi 87’), Shala (Tamba 62’), Qaka (F. Ramadani 62’), Alhassan (Nuhija 78’), Kërstevski (Latifi 81’).
Trajner: Jeton Beqiri
TIKVESHI: Dimovski, Stoimenovski, Cubara, Sadik, Vosha (Stojanov 56’), Petroviq (Tasev 56’), Jonus (Manasievski 46’), Mishov (Mihaljeviq 60’), Varelovski (c), Todorov, Stojkoski (Milovanoviq 56’).
Trajner: Gjorgji Mojsov
Shkëndija bën detyrën në xhiron e 21 dhe fiton 1:0 Tikveshin për të shtuar në pesë pikë diferencën me skuadrat që na ndjekin në krye të renditjes. Një takim i interpretuar mirë nga kuqezinjtë meritoi të vendosej me një gol të dytë më herët, derisa jo pak rrezikuam në fund kur Tikveshi në dy situata kërcënon portën tonë.
Ndeshjen e nisëm qetë dhe ngadalë po fitonim terren përballë Tikveshit të orientuar në mbrojtje, derisa emocionet e para erdhën në minutën e 19-të kur pas harkimit të Ibraimit nga gjuajtja e lirë, Sadik shënon me kokë në rrejtë të gabuar, mirëpo goli anulohet për pozitë jashtëloje të Adilit. Në minutën e 22-të Ibraimi kërcënon nga gjuajtja e lirë, duke detyruar të zgjatet mirë portierin Dimovski, derisa aksion të bukur zhvillojmë në minutën e 30-të por Kërstevski vonohet pak në asistin e Cakes. Në minutën e 34-t Kërstevski bukur shërben në hapsirë për Ibraimin që u gjet në situatë ideale, mirëpo shpëton në moment të fundit Stoimenovski duke dërguar topin në këndore, prej ku do të vinte momenti vendimtar i takimit. Ibraimi bukur për toke para zonës shërbeu për Alhassanin, derisa nigeriani prodhon mjeshtëri kur prek me shumë ndjesi topin me thembër duke e dërguar në cepin e pambrojtur të portës mysafire. 1:0 për Shkëndijën me golin e parë në fanellën kuqezi për Ibrahim Alhassanin.
Pikërish lojtari nga Nigeria do të sillte edhe kërcënimin e parë në pjesën e dytë, mirëpo lartë mbi portë, derisa pak më vonë edhe Shala tenton të djathtën e tij por pa gjetur kuadratin. Një dalje e rrallë e miqve përpara për pak sa nuk solli barazim të rezultatit kur Stojanov godet ashpër me topin që ndalet në traversë. Këtu miqtë fituan pak vetëbesim dhe shtuan angazhimin në sulm duke krijuar edhe tjera mundësi, derisa u desh një super intervenim i Cakes në minutën e 77-të për të shpëtuar në moment të fundit para Mihaleviqit që depërtoi rezikshëm para portës. Ibraimi e Latifi kishin nga një tentativë të pasuksesshme, derisa në fund dy ekipet ndeshjen e mbyllën me nga 10-të futbollistë. Tikveshi pasi kishte kryer pesë zëvendësime nga minuta e 72-të mbeti pa Todorovin e dëmtuar, derisa mesfushori jonë Nuhija u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe doli me të kuq në minutën e 84-t.
Ndeshja e radhës
Të mërkurën në program janë ndeshjet e xhiros së 22-të dhe Shkëndija do të jetë mysafire e Strugës.

