FC Vardar – FC Shkëndija 1:2

Macedonian First League
FC Vardar
  • Zakariq (P) 67'
1:2
February 16, 2025, ShkupFull Time
FC Shkëndija
  • Ibraimi 54'
  • Tamba 76'
February 16, 2025, ShkupFull Time

E nisim mbarë gjysmësezonin pranveror me fitore në fushë të Vardarit në një ndeshje ku u përballëm me ndarje skandaloze të drejtësisë. Ibraimi dhe Tamba shënuan golat për tre pikë që Shkëndijën e vendosin në krye të tabelës, ndërsa Vardarin në fund.

 

VARDARI – SHKËNDIJA 1:2 (0:0)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

Golashënues: Zakariq pen. 67’ (Vardari), ndërsa Ibraimi 54’ dhe Tamba 76’ (Shkëndija)
Arbitër: Igor Stojçevski (Shkup)

VARDARI: D. Taleski, Dongmo, Omeragiq, Zakariq (c), M. Taleski (Sekovski 58’), Jankulov, Todorovski (Dianesu 79’), Pinter, Mato (Matiq 90’+2), Faustin, Bosançiq (Cikarski 58’).
Trajner: Goce Sedloski 

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Adili, Cake, Merxhani, Qaka (F. Ramadani 72’), Alhassan, R. Ramadani, Shala (Webster 90’+5), Latifi (Tamba 46’), Ibraimi (c) (Ademi 81’).

Trajner: Jeton Beqiri

 

Shkëndijë heroike në shtëpi të Vardarit që mundim 2:1 rivalin dhe tendencën evidente të arbtirave për të ndihmuar kundërshtarin. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën Ibraimi e Tamba shënojnë për fitore të madhe, duke bërë të pavlefshëm golin e Zakariqit nga penaltia e përsëritur, pasi paraprakisht portieri Amzai prodhoi super pritje. 

 

Jeton Beqiri e nisi ndeshjen me forca të njohura, duke i besuar mesfushën treshes Qaka, Alhassan dhe R. Ramadani, që duhej të bëjnë lidhjen mes mbrojtjes (Trumçi, Adili, Cake e Merxhani) dhe sulmit (Shala, Latifi e Ibraimi). Vardari provoi të imponojë lojë dhe qarkullonte topin, mirëpo kundërsulmi i parë na dha mundësinë ideale të humbur nga Latifi, derisa më vonë e djathta e Trumçit nuk ishte precize. 

 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa emocionet e vërteta ishin rezervuar për në vazhdim. Të dytën e nisëm me aktivizimin e Tambës, i cili na dha fteski në fazën sulmuese. Vardari shkoi pranë epërsisë kur M. Taleski priti mirë një harkim (dukej pozicion jashtë loje) dhe me kokë çoi topin në traversë. Përgjigja e tanëve ishte e shpejtë, me Alhassanin që udhëheq një kundërsulm dhe gjen para zonës Ibraimin (54’), derisa “mbreti i golave” prodhon “magji” kur e djathta e tij len të shtangur Taleskin, për epërsi 1:0 të Shkëndijës me golin numër 150 të Besartit në ndeshjet zyrtare me kuqezinjtë. Ibraimi pati edhe dy mundësi tjera për të sjellë të dytin, para se në minutën e 65’ arbitri Stojçevski të jep penalti për vendasit pasi topi goditi në dorë Trumçin. Amzai prodhoi super pritje duke ndalur 11 metërshin e Zakariqit, mirëpo në skenë dalin arbitrat që vendosin përsëritje të penaltisë edhe pse pamjet filmike dëshmojnë se Amzai ishte i pozicionuar sipas rregullave. Në tentimin e dytë (67’) Zakariq realizon, duke barazuar shifrat në 1:1. 

Shkëndija nuk u ndal, vendosi të shkojë deri në fund për të fituar, pavarësisht vështirësive që na shpikte arbitrie me ndërprerje e kartona të imagjinuar. Shpërblimi erdhi në minutën e 76’ kur Reshat Ramadani bukur shërben drejt Tambas, derisa sulmuesi mposht Talevskin për epërsi 2:1, që në fund u tregua të ishte rezultati final i takimit. 

 

Ndeshja e radhës

Të dielën e ardhshme zhvillohen ndeshjet e xhiros së 20-të në LPFMV dhe kuqezinjtë si vendas presin Sileksin. 

Shkëndija-Sileksi 23.02.2025

Share
go top