Macedonian First League
FC Shkëndija
FC Gostivar
December 8, 2024, TetovëFull Time
FC Shkëndija0:0
December 8, 2024, TetovëFull Time
December 8, 2024, TetovëFull Time
FC Gostivar
December 8, 2024, TetovëFull TimeKuqezinjtë dominojnë duelin me Gostivarin, mirëpo pa mundur të gjejnë golin që do të sillte fitoren në përballjen e fundit kampionale të vitit 2024.
SHKËNDIJA – GOSTIVARI 0:0
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: /
Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake, Adili, Webster, R. Ramadani, F. Ramadani (Ahmedi 46’), Ibraimi (c), Shala, Qaka (Alhassan 76’), Kërstevski (Latifi 77’).
Trajner: Jeton Beqiri
GOSTIVARI: Vasilev, Zuka, Oguzhan (Ajdini 46’), Mashike (Gjurgjeviq 69’), Dirar, Mbende, Diatta, Potuk (c), Çeshmexhiev, Husmani, Aldair (Ivanovski 69’).
Trajner: Nombre Mert
Dueli i xhiros së 18-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut solli ndeshje të luftuar, me Shkëndijën që për një nuansë ishte më e mirë se Gostivari dhe bazuar në ngjarjet në fushë, por edhe rastet e krijuara, kuqezinjtë ishin më afër fitores.
Shkëndija nxitjet e para i solli në minutën e 8-të kur Ibraimi u gjet në zonë në mundësi shënimi dhe u ndal nga Çeshmexhiev, mirëpo arbitri Pileshkov vlerësoi se dueli ishte minimal dhe i pamjaftueshëm për të treguar penalti. Në minutën e 13-të Vasilev kontrolloi tentimin e Reshat Ramadanit, derisa në anën tjetër Mashike për pak nuk përfitoi nga gabimi i Trumiçit, duke çuar topin mbi traun e portës. Në anën tjetër harkimi i Trumçit nuk u drejtua në portë nga Ramadani, derisa miqtë në minutën e 24-t sollën goditjen e parë në kuadrat, me Amzain që pa problem kontrolli tentimin e Aldairit. Në minutën e 36-të mundeshim dhe duhej të kishim avansuar kur Shala depërton në krahë dhe kthen topin para zonës ku F. Ramadani kishte ‘penalti’ në lëvizje, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. F. Ramadani dhe Adili kishin tentimet e fundit në pjesën e parë, por Vasilev në portën e miqve nuk lejoi të mposhtet.
Pjesën e dytë e nisëm me Valon Ahmedin që zuri vendin e Florent Ramadanit, mirëpo pa kaluar një minutën e plotë numri ‘10’ u shkel në këmbë brutalisht nga mbrojtësi kundërshtar, Mbende, kur për pak theu kyçin e këmbës. Ahmedi vazhdoi lojën, mirëpo me dhimbje të dukshme dhe pasoja që pas ndeshjes u vërtetuan me ejntje të madhe të këmbës. Ibraimi nga gjuatja e lirë nuk gjeti kuadratin, derisa në anën tjetër (50’) Alper u kanos rrezikshëm, fatmirësisht vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës. Diata u gjet në mundësi shënimi në minutën e 71, por në nivel ishte portieri Amzai, njejtë si Vasilev në anën tjetër kur ndali tentimin e Trumçit. Në minutën e 79-të zhvillojmë super aksion dhe pak mungoi të avansojmë kur asisti i Trumçit paralel me vijën e portës nuk u arrit për pak nga Ibraimi që kishte detyrë vetëm të shtynte topin në rrjetë. Mundësinë më të mirë për të fituar ndeshjen e patëm në minutën e 87-të kur Ibraimi shkëlqyeshëm asiston për Ahmedin, mirëpo ky nuk reagon si duhet dhe humb mundësi për të sjellë tre pikët. Kështu ndeshja u mbyll me barazim 0:0.
Ndeshja e radhës
Me ndeshjet e xhiros së 18-të u mbyll gjysmësezoni vjeshtor. Pason pauza kampionale, derisa në aksion do të kthehemi në vitin e ardshëm kur në mesin e muajt shkurt do të nisim me transfertën me Vardarin.
Vardari-Shkëndija 16.02.2025

