RAPORTI | KF Shkëndija – AP Brera 4:3

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Shala 13'
  • F.Ramadani 28'
  • Ademi 53'
  • Krstevski 65'
4:3
November 9, 2024, TetovëFull Time
FC AP Brera
  • Ristovski 44'
  • Ivkovic 51' 75' (P)
November 9, 2024, TetovëFull Time

Kuqezinjtë marrin fitoren e 7-të sezonale me një goleadë ndaj AP Brera, duke shkuar në pauzën dy javore si lider me pikë të barabarta me Gostivarin dhe Sileksin. 


SHKËNDIJA- AP BRERA 4:3 (2:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: Shala 13’, F. Ramadani 28’, Ademi 54’ dhe Kërstevski 66’ (Shkëndija), ndërsa Ristovski 42’ dhe Ivkoviq 49’ e 76’ pen. (AP Brera)
Arbitëre: Ivana Projkovska (Shkup)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, R. Ramadani, Cake (c), Webster, Alhassan, F. Ramadani (Meliqi 88’), Ademi (Kërstevski 56’), Shala, Merxhani (Jakupi 73’), Adili. 

Trajner: Jeton Beqiri

AP BRERA: Kupanov, De Paula, Gjorgievski (c), Ristovski, Becerra (Kalanoski 73’), Todorovski (Ivkoviq 46’), Rautubjaje (Velkov 42’), Manev, Olaosebikan, Arizanoski (Milovanoviq 64’), Mato.
Trajner: Gorazd Mihajlov


Fitore 4:3 marrin djemtë e Jeton Beqirit në duelin me AP Brera në takimin e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Triumfi i 7-të sezonal erdhi në një goleadë të vërtetë me 7 gola të realizuar, fatmirësisht 4 në rrjetën mysafire. 


Shkëndija ndeshjen e hapi më mirë dhe relativisht lehtë mori epërsi të sigurtë 2:0. Fillimisht arbitrat me të drejtë anuluan golin e Cakes (10’) për pozitë jashtëloje, derisa pak më vonë (13’) Shala gjen golin e parë sezonal për epërsi 1:0. Në minutën e 28-të epërsia shkoi në 2:0 kur Florent Ramadani përfitoi nga një rëmujë në zonën kundërshtare dhe shënoi golin e tretë sezonal këtë kampanjë. Pjesa e parë u mbyll me gol për miqtë, kur Ristovski me gol të bukur (42’) kthen Brerën në lojë për 2:1 në pauzë. 


Piesa e dytë nisi me gol për Brerën, pasi Ivkoviq shfrytëzon asistin e Gjorgievskit për barazim 2:2. Reagimi i tanëve erdhi me Ademin (54’) që përfiton nga një gabim i miqve dhe me golin e 6-të sezonal sjell epërsi 3:2, para se të lëshojë lojën për arsye dëmtimi (sërish problem me kofshën e këmbës). Pranë golit të katërt shkuam pas një aksioni model (62’) që nuk u konkretizua nga F. Ramadani, derisa disa sekonda më vonë e djathta e Kërstevskit u ndal në traversë. Fati i’u kthye Kërstevskit në minutën e 66-të kur priti mirë një top dhe me goditje të saktë shënon për 4:2. Pak më vonë shkuam pranë golit të pestë me Kërstevskin, por gjuan vetëm skaj portës, derisa komplikojmë gjërat sërish kur Trumçi  shkakton penalti, të cilën në gol e konverton Ivkoviq (76’) për rezultat final Shkëndija 4, Brera 3. 


Ndeshja e radhës

Pason pauza ndërkombëtare shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese, derisa në aksion kthehemi pas dy javëve me xhiron e 15-të kur luajmë si mysafir me Pelisterin në Manastir.

Pelisteri-Shkëndija 24.11.2024

Share
go top