FC Rabotniçki
November 3, 2024, ShkupFull Time
FC Shkëndija
November 3, 2024, ShkupFull TimeShkëndija dominoi dhe ishte më afër fitores, mirëpo pa mundur të shënojmë duhet të pajtohemi me barazim 0:0 me Rabotniçkin në Shkup në derbin e xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
Golashënues: /
Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
RABOTNIÇKI: Aleksovski, Belica (c), Allomeroviq, Rashid, Adem (Kagimu 69’), Dalei (Gando 77’), Reghba, Mazari, Demiri, Llazareviq (Dimitrievski 77’), Danev.
Trajner: Goran Staniq
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, R. Ramadani, Cake (c), Alhassan, F. Ramadani (Kërstevski 78’), Webster, Shala, Merxhani (Latifi 70’), Qaka (Nuhija 90’+2), Adili.
Trajner: Jeton Beqiri
Edhe pse me mungesa serioze si Ibraimi, Ahmedi e Ademi, si dhe Kërstevskin e pa rikuperuar si duhet dhe Bambën që është jashta kombinimit, Shkëndija dominoi duelin me Rabotniçkin në Shkup, mirëpo pa gjetur rrjetën. Në fund dueli i xhiros së 13-të në LPFMV ndërmjet dy skuadrave të para në renditje solli barazim 0:0.
Skuadra jonë prej fillimi kaloi në pjesën kundërshtare me vendasit e tërhequr dhe kërcënimin e parë e solli Merxhani (10’), mirëpo majtaku duhej të godasë me këmbën më të dobët pa shqetësuar seriozisht Aleksovskin. Më vonë Florent Ramadani provon goditjen e tij, pa gjetur kuadratin. Në anën tjetër (26’) vendasit kërcënuan seriozisht me Danevin, goditja e të cilit me kokë shkoi fare skaj portës. Në minutën e 36-të mundej dhe duhej të avansojmë, kur Trumçi kthen topin para portës me portierin vendas Aleksovski që largon për një moment rezikun, derisa në vazhdim Webster nga një situatë shumë e favorshme nuk arrin të shënojë. Goditjen e parë në kuadratin tonë vendasit e kishin në minutën e 41-të, me Amzain që kontrollon pa problem goditjen jo aq të fortë të Daleit.
Fraksioni i dytë ishte kopje e të parës, derisa Cake sjell kërcënimin e parë me goditje nga distanca që shkon mbi portë. Në minutën e 10-të të pjesës së dytë Shala sjell depërtim të suksesshëm në të djathtë dhe asiston para portës për Qakën që nuk arrin të çojë topin në kuadrat. Goditje jashta portës lëshoi edhe Alhassan, derisa në minutën e 70-të F. Ramadani me diagonale të saktë gjen Websterin që hyn në zonë, por nuk arrin të sjellë finalizimin e dëshiruar. Tentimi i fundit ishte i R. Ramadanit por mbi portë pa arritur të kërcënojë Aleksovskin që bashkë me portierin tonë Amzai, mbajtën rrjetat të paprekura në një takim ku nuk është se patën edhe aq shumë punë.
Ndeshja e radhës
Në fundjavën e ardhshme në program janë ndeshjet e xhiros së 14-të në LPFMV dhe Shkëndija në Tetovë pret AP Brera.
Shkëndija-AP Brera 09.11.2024

