Macedonian First League
FC Shkëndija
FC Struga
October 27, 2024, TetovëFull Time
FC Shkëndija- Ibraimi 31'
1:1
October 27, 2024, TetovëFull Time
October 27, 2024, TetovëFull Time
FC Struga- 74' Kehinde
October 27, 2024, TetovëFull TimeShkëndija barazon 1:1 me Strugën në duelin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Ibraimi shënoi për epërsi të kuqezinjëve, derisa Kehinde vendosi rezultatin final.
SHKËNDIJA – STRUGA 1:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Ibraimi 31’ pen. (Shkëndija), ndërsa Kehinde 73’ (Struga)
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake, Adili, Merxhani, R. Ramadani, Alhassan (Jakupi 89’), Latifi (F. Ramadani 58’), Ibraimi (c), Shala, Ademi (Qaka 74’).
Trajner: Jeton Beqiri
STRUGA: Kjoshevski, Vlajkoviq, Ilievski (Radiç 86’), Spirovski, Kehinde, Krivanjeva, Zenku (Kamberi 35’), Kasami (c), Upka, Kompaore, Jevtoski (Takahara 66’).
Trajner: Qatip Osmani
Xhiroja e 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut solli barazim 1:1 në derbin ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim&Lum. Ibraimi nga penaltia shënoi për epërsi të tanëve, ndërsa Kehinde në pjesën e dytë fiksoi rezultatin final 1:1.
Fillimi i ndeshjes foli për miqtë që tentonin të mbajnë larg portës së tyre presionin dhe zhvilluan disa aksione, mirëpo shpejt Shkëndija mori gjërat në kontroll dhe në minutat 11-të dhe 15-të vuri në vështirësi serioze portierin mysafir Kjoshevski që u shfaq në formë të lartë. Fillimisht portieri mysafir ndali tentimin e Ibraimit, derisa në vazhdim priti edhe goditjen e Shalës, me këtë të fundit që u tërhoq për fanelle mirëpo me arbitrin që vlerësoi se loja ishte e rregullt. Pak më vonë Ibraimi provoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo nuk shfruyëzuam mundësinë e vetme kur Kjoshevski shfaqi shenja pasigurie. Në minutën e 25-të pas harkimit të Ibraimit nga këndi Kehinde për pak nuk shënoi në rrjetë të gabuar, derisa në anën tjetër (28’) pas një aksioni të kuqezinjëve Shala ndalet me faul në zonë duke fituar penalti. Besart Ibraimi (31’) ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për epërsi 1:0. Struga kërkoi të përgjigjet dhe kishte dy kërcënime të neutralizuara me pritje të sigurta nga Amzai, derisa në minutën e 42-të Adili për pak nuk shënoi një super autogol kur kërkoi të pastronte një harkim të miqve me topin që u ndal në traversë para se Kehinde me kokë të gjuante jashta kuadratit.
Pjesa e dytë nisi me Strugën më aktive dhe gjuajtjet e Kompaores, Kamberit dhe Kehindes sikur paralajmëruan se skuadra e Qatip Osmanit ishte e vendosur të mos pajtohet me humbje, derisa Shkëndija në tranzicion kërkonte të mbyllte takimin. Nuk arritëm në dy-tre kërcnime të ndryshonim epërsinë momentale dhe u ndëshkuam në minutën e 73-të pas një ndërprerje dhe asistit të Ilievskit për Kehinden, me këtë të fundit që me kokë shënon për nivelizim të rezultatit (1:1). Besart Ibraimi në minutën e 75-të pak mungoi të shënonte një gol spektakolar nga distanca, derisa në anën tjetër Amzai kontrolloi tentimin e Kehindes, për të lënë në fund rezultatin final 1:1 dhe ndarje të pikëve mes dy skuadrave shqiptare.
Ndeshja e radhës
Shkëndija përballjen e radhës do ta ketë të mërkurën në Tetovë kur përballemi me Besën e Dobërdollit.
Shkëndija-Besa 30.10.2024

