FC Shkëndija- K.Cake 58'
- V.Krstevski 76'
August 31, 2024, TetovëFull Time
FC Pelister
August 31, 2024, TetovëFull TimeFitore e pastërt 2:0 e kuqezinjëve me golat e Cakes dhe Krstevskit. Me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para si lider shkojmë në pauzën dy javore të kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. “Ballistët” me super koreografi shënojnë 45 vjetorin e themelimit të klubit.
SHKËNDIJA – PELISTERI 2:0 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Cake 58’ dhe Krstevski 75’ (Shkëndija)
Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake (Meliqi 80’), Merxhani, R. Ramadani, Qaka (F. Ramadani 46’), Ahmedi (Krstevski 65’), Shala, Ibraimi (c), Ademi (Jakupi 79’).
Trajner: Jeton Beqiri
PELISTERI: Jovçevski, S. Ivanovski, Ristevski, Grozdanoski, Serafimovski, Spirkoski (Talevski 57’), Karçeski (Milenkovski 77’), Kostov (Trajkovski 77’), Todoroski (Ljamçevski 68’), Ivanovski (c), (Georgiev 77’), Kerim.
Trajner: Vllatko Kostov
Shkëndija merr fitoren e parë si vendase në sezonin e ri dhe të tretën pas katër xhirove të para kampionale, derisa shfaqje të shkëlqyeshme prodhuan “Ballistët” në tribunën “Marshin Beqiri” ku mes tjerash me një super koreografi shënuan 45 vjetorin e themelimit të klubit. Pas triumfit 2:0 javën e shkuar në transfertën me Brerën, sot djemtë e Jeton Beqirit morën fitore identike, pa gol të pranuar dhe me dy realizime në pjesën e dytë (Cake 58’ dhe Krstevski 75’). Kështu skuadra shkon në pauzën dy javore të kampionatit si lidere e renditjes me 10-të pikë (tre fitore dhe 1 barazim).
Ndeshjen e nisëm sërish me vendosjen 4-4-2, në krye të sulmit me Ibraimin e Ademin. Shkëndija nisi me shumë autoritet dhe kërcnimet e para erdhën në minutat 4 dhe 8, mirëpo fillimisht harkimi i Merxhanit u bllokua në këndore, derisa Ibraimi nuk gjeti kuadratin. Më vonë Ibraimi kishte një tjetër tentim të pasuksesshëm, derisa epërsisë i’u afruam me Ademin, goditja e të cilit u ndal në rrjetë të jashtme. Pelisteri mbrohej me të gjitha forcat dhe përqindja e posedimit të topit ishte bindshëm për kuqezinjtë (71-29), mirëpo rezultati asesi të zhbllokohej kur edhe tentimi i Shalës gjeti të gatshëm portierin Jovçevski. Në minutën e 39-të Ibraimi brenda pak sekondave fillimisht asistoi por Shala u vonua në reagim, derisa pak më vonë depërtimi i bukur i kapitenit nuk solli përfundimin e duhur.
Pjesa e dytë nisi me tempo të njejtë dhe shpejt imazhet në fushë ishin njejtë si në të parën, me Shkëndijën që ishte me 10-të futbollistë në pjesën kundërshtare, derisa miqtë mbroheshin me të gjitha forcat. Përballë një rivali të mbyllur duhej më shumë se sa vetëm të presim gol nga sulmuesit dhe ndihma do të vinte nga prapa kur në minutën e 58-të Klisman Cake pret një top të dëbuar pas harkimit nga këndi dhe më një të djathtë të fortë sjell avantazh 1:0. Pelisteri tentoi të përgjigjet, mirëpo Shkëndija ishte tepër autoritative në terren, madje në minutën e 75-të treguam tranzicion të shkëlqyeshëm kur nga një këndore e miqve, shpejt arritëm para portës kundërshtare me Shalën e Ademin, ndërsa Vane Krstevski me qetësinë e një ‘vrasësi serik’ realizon për 2:0. Këtu u mbyll historia e kësaj ndeshje dhe tre pikët shkuan në konton e Shkëndijës.
Ndeshja e radhës
Pason pauza dy javore e kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, ndërsa kuqezinjtë kthehen në aksion më 15 shtator kur në kuadër të xhiros së 5-të do të luajmë si mysafirë me Shkupin.
Shkupi-Shkëndija 15.09.2024
