Deklarata | Jeton Beqiri flet pas duelit me AP Brera

Fitore me 4 gola të shënuar por me humbje të koncentrimit në momente mund të na kushtonte sot kundër Brerës në xhiron e 14-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shaka, F. Ramadani, Ademi e Kërstevski sollën triumfin 4:3, me Shkëndijën që shkon në pauzën dy javore si lidere e renditjes. 

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Jam i kënaqur me tre pikët dhe fitoren, kurse nëse shofim në përgjithësi takimin me shumë pak gjëra mund të jem i kënaqur. Realisht gabuam shumë dhe nuk është e tolerueshme për ekipe serioze si puna jonë të pranojmë tre gola në shtëpi janë shumë. Por gjatë kampionatit ndodhin edhe ndeshje si kjo, të themi të çmendura. Por mbetem i kënaqur me fitoren, derisa për lojën do të punojmë gjatë pauzës.”

…humbje e fokusit në momente…

Jeton Beqiri: “Keni shumë të drejtë, humbim koncentrimin në momentet kur kemi epërsi prej dy golave. Kjo na ndodhi edhe në ndeshjen kundër Besës dhe ja u përsërit edhe sot. Nuk kemi qetësi dhe nuk menaxhojmë si duhet situatën. E cekë se në 2:0 apo pastaj edhe 4:2 kishim mundësi të çojmë në tre gola diferencën. Nuk e bëjmë golin, pastaj vimë në situatë për të dyshuar nëse do marrim tre pikët apo jo. Mendoj se kemi probleme fizike, kemi lojtarë të lodhur, kemi lëndime të cilët do të duhet të na kthehen, por ekziston edhe një krizë psiqike si që e thatë edhe ju apo ta quaj zbrastirë emocionale. Mendoj se pauza vjen në momentin më të mirë të mundshëm që të rikuperojmë edhe forcat fizike edhe psikologjike. Pastaj në katër ndeshjet e fundit të mundohemi të marrim maksimumin e mundshëm.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top