FC Shkëndija – FC Bregallnica 4:1

Macedonian First League
FC Shkëndija
  • Trumçi 61'
  • Krasniqi 66'
  • Ndzengue 90+1
  • Zejnullai (P) 90+4
4:1
August 15, 2026, FFMFull Time
FC Bregallnica
  • Stojanov 86'
August 15, 2026, FFMFull Time

Kuqezinjtë triumfuan 4:1 ndaj Bregallnicës së Shtipit dhe ruajnë bilancin perfekt në startin e sezonit.

  • Shkëndija bind ndaj Bregallnicës, tre fitore në tri ndeshje
  • Pas pjesës së parë pa gola, fraksioni i dytë solli 5 realizime
  • Trumçi hap serinë, Krasniqi, Ndzengue e Zejnullai vulosin fitoren e Shkëndijës
  • Stojanov shënoi (86’) golin e vetëm për skuadrën e Bregallnicës
  • Debutim pozitiv për mbrojtësin e majtë 18 vjeçar Anes Abdurahmani

Shkëndija ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje në sezonin e ri të Ligës së Parë, duke mposhtur Bregallnicën e Shtipit me rezultat 4:1 në një takim ku kuqezinjtë luajtën me shumë mungesa në formacion, derisa në qendër të mbrojtjes kishim mesfushorin Islami dhe mbrojtësin e majtë Dimoski. Debutim pozitiv në krahun e majtë të mbrojtjes për 18 vjeçarin Anes Abdurahmani. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Shkëndija krijoi disa mundësi përmes Tambës, Krasniqit dhe Ibraimit, por portieri mysafir Jashar ishte në nivel.

Pas pushimit, kuqezinjtë shtuan presionin dhe në minutën e 61-të, Aleksander Trumçi shënoi për 1:0. Vetëm pesë minuta më vonë, Krasniqi dyfishoi epërsinë me godijte të bukur nga brendësia e zonës. 

Bregallnica u duke se fitoi mundësi të rikthehej në lojë pas një penalltie të akorduar, por vendimi u anulua pas rishikimit të situatës përmes VAR-it. Megjithatë, mysafirët ngushtuan rezultatim në 2:1 në minutën e 86-të përmes Martin Stojanovit.

Shkëndija reagoi menjëherë dhe në kohën shtesë pas asistit të Kërstevskit, Ndzengue shënoi për 3:1, ndërsa Kërstevski fitoi një penalti të cilën Zejnullai në gol e ktheu  në minutën e 94-t për rezultat final 4:1.

Me nëntë pikë nga tri ndeshje, Shkëndija vazhdon startin perfekt të kampionatit. Në xhiron e ardhshme kuqezinjtë përballen me Struga Trim&Lum, në kompleksin e FFM-së.

Ndeshja e radhës

Shkëndija-Struga T&L

Shkup | 24 gusht 2026 | 19:00

SHKËNDIJA-BREGALLNICA 4:1 (0:0)

Stadiumi: Kompleksi i FFM-së, Shkup

Gjyqtar: Vllatko Ilioski (Shtip)

Golashënues: Trumçi 61’, Krasniqi 66’, Ndzengue 90’+1 dhe Zejnullai pen. 90’+4 (Shkëndija), ndërsa Stojanov 86’ (Bregallnica)

SHKËNDIJA: Ramani, Trumçi, Islami, Dimoski, Abdurahmani (Murati 77’), Rafa (Ramadani 40’), Zejnullai, Krasniqi, Tamba (Kërsteski 73’), Kryeziu (Isa 77’), Ibraimi (c) (Ndzengue 77’).

Trajner: Artim Pollozhani

BREGALLNICA: Jashar, Angelov, Temelkov, Stojanov, Maksimov (Miholov 89’), Kallpaçki (Tasev 85’), Gligorov (Lemos 64’), Haxhi-Kimov, Rajkov (c), Aleksovski, Stojkoski.

Trajner: Nikolla Kuzmanov

Share
go top