Prezantojmë fanellat e reja të Shkëndijës për sezonin 2025/26!

KF Shkëndija zbulon me krenari fanellat zyrtare për sezonin 2025/26, një kombinim i stilit bashkëkohor me elemente që mishërojnë identitetin kuqezi, Në ditët në vijim do të komunikojmë edhe për shitjen zyrtare të fanellave për publikun dhe fansat tanë anembanë.

Fanella e re u mbetet besnike ngjyrave tradicionale kuqezi, me vija vertikale kuqezi të balancuara, jakë të stilit “V” dhe logo me detaje silikoni. Në pjesën e pasme të fanellës dominon ngjyra e kuqe, lart pranë jakës qëndron me krenari shënuar 1979, viti i themelimit të klubit tonë, një simbol që na rikthen te rrënjët dhe na frymëzon për të ardhmen.

Dizajni i ri përmban:

• Vijat kuqezi me gjerësi të barabartë, për një harmoni më të qartë në paraqitje.

• Ngjyra të ndritshme, me efekt më të fortë në pjesën e pasme dhe elemente të bardha në fund të mëngëve.

• Jakë e stilit “V”, pa shtesa, për ndjesi më të lehtë dhe elegante gjatë lojës.

• Logo të ngjitura me silikon, sipas standardeve më të fundit të prodhimit sportiv.

Të dizajnuara nga Macron, fanellat e reja janë rezultat i bashkëpunimit profesional që vazhdon me brendin e njohur italian.

Në ditët në vijim do të komunikojmë edhe për shitjen zyrtare të fanellave për publikun dhe fansat tanë anembanë botës.

Share

3 comments

  1. September 8, 2025 at 10:29
    Roland Aliu

    Shum te bukura ku mund te pajisemi ne si publik me kta dresa?

  2. September 8, 2025 at 11:28
    Pleurat Bexheti

    Super ,vetem mos u vononi per shitje….⚫️

  3. September 9, 2025 at 21:27
    Fitim

    Pershendetje, desha te ju pyes a do hapni se shpejti dyqan te Shkendijes ne Tetove ?

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top